Header Ads

Shqiptari Adrian Paci mban ekspozitë në Siatëll (Seattle) të Amerikës


Artisti konteporan Adrian Paci këtë javë ekspozon punimet e tij në Siatëll të Amerikës, duke u shoqëruar më vlersime maksimale. Kjo nuk është hera e parë që punimet e tij ekspozohen në Amerikë, pasi më parë Paci ka ekspozuar dhe në galeritë e famshme MoMA apo Guggenheim ku është vlersuar më së shumti për punimet e tij në performancë dhe video, ndërkohë që gjithashtu ka realizuar shumë punë në pikturë,skulpturë e fotografi. I lindur në Shkodër më 1969, Paci ka jetuar në Shqipëri deri në vitin 1997, ku ka përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, e më pas ka dhënë mësime të historisë së artit në Shkodër. Në 1997 u largua për në Milano të Italisë ku aktivizohet dhe bëhet i njohur në qarqet artistike, me punime të cilat shpesh herë në qëndër të tyre pasqyrojnë jetën dhe traditën shqiptare të Pacit (si psh në punimin "Turn On" apo "Apparizione" ku një vajzë këndon shqip shoqëruar nga të afërmit e saj). Ai gjithashtu është një ndër artistët e parë shqiptar që ka marrë pjesë në "Biennale di Venezia" (1999), duke u pasuar me ekspozita në Amerikë,Itali,Gjermani,Zvicër,Australi,Angli,Suedi etj. Që prej 2003 Paci jep leksione në "Accademia Carrara di Belle Arti" në Bergamo dhe "Universita IUAV" në Venecie.

Më poshtë po ju sjell disa fragmente nga punimet e tij "Zhurma e dritës" (më e preferuara nga unë:),"Ndiz","Shtëpi me vete" dhe videot e "Per Speculum" (Kjo është një punë e mrekullueshme,por fatkeqësisht videoja ka cilësi të dobët) dhe "Qëndra bashkëkohore e qëndrimit":









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.