Kopertina! Kopertina revistash Prill - Maj!

E kemi lënë disi pas dore këtë lajm, por si filluan të gjithë të publikonin lajme për kopertinat ç'kuptim kishte? Pastaj  menduam...po këta vetëm po publikojnë kopertinën dhe ju bëjnë qejfin miqve të tyre! JOOOO! Ndaj i rikthehem sërisht dhe laptopin në dorë e mora e në blogun bardhë si boraaaaa këto kritika shkrovaaaa! Gati! Hopa!

Zanfina Ismaili - V.I.P Kosova



Mua gjithmonë më ka pëlqyer Zanfina.Të paktën me aq sa kam pasur rastin ta njoh më është dukur tip. Fotoja është ok,krahasuar me fotot gjithmonë cilësore që ne kemi marrë nga Zanfina, por ja prish bukurinë këmba e djathtë. Fotografi duhej të ishte më i vëmendshëm. Më bukur do kish qënë në këmbë duke lidhur bluzen në mes me një pal mbathje ose pantallona të zeza të shkurtra dhe këpucë me taka ose dhe zbathur. Titulli i shkrimit gjithashtu s'më pëlqen. Zanfina- Çfarë ka të re?  Duket sikur....hë më të shohim çka të re nga kjo....bllajk! Titujt e kopertinave duhen menduar pak se rrinë një muaj në treg e prezantojnë të gjithë numrin e revistës. Nëse asnjë nga të rejat që ka Zanfina nuk ishte aq interesante sa të vendosej në kopertinë si titull...përse duhet ta blej lexuesi? Tamam! Ashtu si dhe në versionin shqiptar stili i germave lë për të dëshiruar...Imagjinoni kur kanë vendosur dy herë të njëjtin titull në kopertinë (Miss dhe Mister Durrësi 2012), çfarë bëhet brenda. LOL!



Aurela Hoxha -Revista V.I.P Albania 

Po mundohesha të gjeja "A.S" të këtij muaji, por mesaduket nuk ka dalë akoma.Megjithatë kjo nuk e ka penguar Aurelën - të cilën kohët e fundit mund ta gjesh kudo në media - ti qëndroj larg revistave! Ajo shfaqet në kopertinën e revistës "V.I.P Albania" për muajin maj. Fotografia më pëlqen po ashtu si dhe pozimi dhe muri i cili pavarsisht se është i mbingarkuar, nuk e bezdis syrin. Në fakt do kishte qënë perfekt sikur muri të ishte më i errët, kështu që do të nxirrte më në pah tiparet e Aurelës, të cilat janë zbardhur në fotoshop e lëmuar aq shumë saqë nuk i dallohet asnjë emocion. Titulli është PASIONI i një profesioni apo jo? Ja dhe Vip_i paska blerë gërma e s'paska lënë model pa provuar në kopertinë duke i ngjyrosur me çdo nuancë të ngjyrës rozë. Sesi Miss dhe Mister Durrësi përbëjnë lajm kopertine...këta e dinë! Rita Ora fenomen? Po amon se dy këngë ka bërë, prit mos e merrni në sysh gocën! Javës së modës këta i thonë Fashjon Uik meqënëse nuk ka fjalë që i përshtaten në gjuhën shqipe. Shqipëri Enver i gjithë populli anglez!



                                                              Revista "Kosovarja"

Mua kjo vajza më duket si fytyrë e njohur, por në fakt qënka modele. Një BRAVO shumë të madhe kësaj reviste e cila aq të rregullt e ka lexuesin e saj, saqë nuk ka nevojë për personazhe të njohura apo skandale për tu shitur (nëse vërtetë është modele po mendoj ok!). Përsa i përket faqosjes...e prishën dorën se për pak kohë dhe këta ishin shumë mirë. Pothuajse e njëjtë me kopertinën e Agnesa Vuthajs. Shkrimi,ngjyrat,stili,reklamat lol...Shkrimet duken interesante dhe pse të përsëritura. Diplomon në master? Çfarë do të thotë? 



Aferdita Dreshaj,Adelina Tahiri - Madame Mapo

Ingridi dhe Çiljeta - Mike apo rivale? Hahahahahahahaha! Fotoja super! Afërdita shumë natyrale,Adelina "vogue strike a pose!" Ha! Veshjet gjithashtu të përzgjedhura e kombinuara mirë dhe pse mund të mos kish qënë e nevojshme të visheshin si binjake me të njëjtin stil fustani. Uaaaa Ilva Tare paska hapur kinkaleri!!! Si ka mundësi? Hahahaha! Dossier? Extra? Po këtë plusin +, kanë filluar ta bëj çdo revistë? Do jetë ndonjë tendencë hahhahahhaaha. Këtë shkrimin e titujve ta fusin pak në djetë se po ta bëjnë dhe pak më të trashë do ja haj këmbën ndonjërës. 


Nora Istrefi - Anabel 

E di çka? Unë të kem revistën time e të më bëj njeri këtë lojë e të më publikoj gati çdo titull në anglisht, e kisha heq nga puna në të 100 e sekondës! Ja fus kot dhe unë! As ka pas shanse me e marrë në punë! Si mund të marrësh në punë dikë që s'di shqip apo nuk e merr mundimin të flasë shqip? Ti japësh në dorë mundësinë për të informuar e ndikuar kaq shumë në një lexues kaq të gjërë? Kurrë në botë! Photoshoot? Seancë apo sesion fotografik nuk del? Jo se ato janë më shumë shqip,por të paktën janë përdorur aq shumë sa janë shqiptarizuar. As koreanët e japonezët nuk përdorin kaq shumë anglisht në revista lol, e ata kanë qënë të pushtuar, po ne çfarë kemi? Pasanike High-Class? Hahahahahahaha!  Dmth Upper class apo thjesht rich? Dmth a je ti pasanike pasanike? Jooooo e kanë pas fjalën a je ti pasanike elegante! Si revistë mode duhet ta dinë që eleganca nuk vjen me pasurinë, por ndoshta e kanë vetëm për lexueset e pasura këtë.Atëhere ok! Një superguidë për SHOPPING ONLINE...guidat apo udhëzuesit zakonisht janë të mëdhaja por kjo do jetë më 3000 hyrje që qënka super lol, e sa për atë gjënë në anglisht as po e marr mundimin por po shtoj se mesaduket Fevziu i "Opinion" lexoka "Anabel" se këtu e paska marrë temën e emisionit të shkuar. DYQANE në internet! Grrrr! Udhëzuesja e dyqaneve në internet! Dyqaneve /tregut elektronike/ik! DYqaneve në linjë! Doni më? Hahahaha! Ok se e teprova, por aman se merr revistë shqip të lexosh anglisht e italisht! Kopertina është e bukur dhe më profesionalja nga të tjerat. Nora si shpirt dhe plotë elegancë (tamam si pasanike high-class). Faqosja, shkrimi...perfekt. 


Anxhela Martini - Elegance
Për një revistë që mban titullin "Elegance", kryeredaktorja duhet ta kishte vënë re që koka e Anxhela Martinit në këtë foto s'ka asgjë elegante por përkundrazi duket si gjigande! Nuk është faji i Martinit se ne e dimë sa e bukur është ajo, thjesht fotoja nuk është e përshtatshme për kopertinë. Ja dhe këta anglisht e një plus aty Colors Colors. Normale! Ngjyra Ngjyra duket o Zot sa bajate! Supergirl lifestyle ...ok e lashë se s'mundem joooooo! Hahahahahaha! Thjesht për ELEGANCE, a mendojnë këta se është ELEGANTE që shkrimi i titujve të brendshëm të jetë më i madh se titulli i shkrimit kryesor? Po më duket vetja sikur kam hyrë tek McDonald i dizajnit! 


Dafina Zeqiri - iMedica
Ja o vëlla! Këta i bien shkurt! As tituj as hiç! Mjafton Dafina Zeqiri në kopertinë ene shitet vetë revista! Hahahahahahahahahaha! Po më mirë kështu sesa në anglisht! Dikush duhet ti thojë Dafinës veç, që të ulesh me rroba banje në një karrige aq të ndryshkur nuk është higjenike. Do marrësh ndonjë sëmundje! Aq më tepër që kjo është revistë  me tematikë mjeksore. Ajjjjjjjjj! 


Vedat Ademi - Runway

Teksa fotoja e Vedatit dhe titulli i revistës kombinojnë bukur, shkrimi i titujve në Arial lol duket si një "qëndisje" prej amatori. Fuqia magjike jo fuqia magjistare...Ngjyra pafund apo ngjyra të larmishme? Vedati midis karrierës dhe dashurisë? Dmth do flasi për diçka që s'ka të bëj me këto të dyja apo ka ndodhur ndonjë gjë që po bën të rrezikohet njëra nga tjetra? E mi mooooo po pyes se nuk e kuptoj! Nejse, të paktën Vedati duket në formën e tij më të mirë.Fadil Berisha e ka bërë këtë foto? 


Xhesika Berberi - teuta 

Kjo është kopertina më e mirë dhe më e kompletuar. Çdo gjë perfekte! Sërisht...syri ynë gjilpërë i kap disa gjëra dheeeeee  Glamuri mund të kish qënë shumë mirë bukuria apo hijeshija, ekskluzive mjafton një herë në kopertinë dhe Viktor Gjojçaj nuk është aktori i parë shqiptar në Hollivud. Ku kanë jetuar këta këto 50 vitet e fundit në Mars? 


Elvana Gjata - Jeta

Më fal si  i thonë SEKSI në shqip? Elvana Gjata pa diskutim! Me këtë foto titulli " E parezistueshme!" është padyshim i merituar. Mua më duket sikur "Jeta" po përpiqet që të përshtatet me revistat e reja duke vendosur shkrime si 250 ide blla blla blla ja dhe këta me një plus e me një beauty e me një tendencë e një dekor. Ajo ç'ka më pëlqen tek "Jeta" është prezantimi i disa personazheve të cilave revistat e tjera ju qëndrojnë larg (në brendësi), por a nuk ju vjen keq që kjo foto kaq e bukur shoqërohet me gërma kaq skandal? Të mos flas për ngjyrën e titullit të revistës....me Paint e kanë bërë këtë. 




Leonora Jakupi - Harmony


Ja dhe këta. Nuk ka I alfabeti shqipëtar ndaj e kanë shkruajtur titullin e revistës me Y. Sa kot fare jam dhe unë nuk kuptoj fare po fare fare eeeee!!! Në plan të parë kopertina duket shumë mirë, në detaje pastaj...Urime në një vjetorin revista, por çne Leonora në kopertinë, sepse në festën e përvjetorit kudo shfaqej Elvana? Po pra po i pamë fotot pse si menduat ju që nuk do mundnim? Leonora si gjithmonë e bukur dhe pse jam kundra këtyre modeleve të flokëve në kokën e saj. Së pari ajo ka një fytyrë shumë simetrike,së dyti është e ëmbël në fytyrë e së treti çdo gjë e tepërt në makiazh e flokë ja "vret" dy të parat. Moda në revolucion? Patjetër! Po rikthehet revolucioni i viteve '80! Kush mbizotëron modën e sotme? Po ata që e mbizotëronin në vitet '80.Ja e lexuam shkrimin! Meshkuj e vuajnë ndarjen? Po pse me pikëpyetje? Sa qënkan çuditur! Jo ne nuk e vuajmë, ne kur ndahemi shkojmë i fusim një ndeshje futbolli ene prapë për peshk. Po mirë më vlla çfarë ka kënduar Aleksandër Gjoka e Redon Makashi tërë këto vite apo këndo kot ata!? Nuk i mbushet mendja femrave jo që jo! Gent Hazizi romantiku i fundit ...hmmm po Redon Makashi? Ai konturi i bardhë në titujt e shkrimeve shumë i panevojshëm e midis faqeve në mur,ngjyrave e puplave të fustanit dhe parrullës një vit Harmony po na dhembin sytë. 




Meti dhe Klaudja - Shqip 
Sikur dhe studentëve të vitit të parë në faqosje të ju jepej për detyrë krijimi i  kopertinës së "Shqip" do kishin bërë një punë 100 herë më të mirë! Ç'është ajo prerje në mes të faqes sikur është marrë nga ndonjë faqe e MySpace lol! "E vërteta jonë"? Pse kush ka gënjyer për këta? Po kjo pse nuk ishte kaq e bukur në Big Brother e ky kaq mashkullor?  Pas 101 shkrimeve rreth Blerimit dhe të dashurave të tij po na tregojnë se nuk është i vetmuar? A ja keni parë llogarinë bankare apo vulat e pashaportës Blerimit? A duket gjë si i vetmuar? Hahahahahaha! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.