Rita Ora është shqiptare e morëm vesh...boll se na çat' kokën


Sigurisht, shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj në rradhët e fansave të Rita Orës, po a është e nevojshme që në çdo postim rreth këngëtares të postojnë komente e të fillojnë debate idiote rreth kombësisë së saj? Nuk hap dot një lajm apo video të Ritës pa lexuar komente acaruese të llojit "ke inat se është shqiptare, nuk është zezake është shqiptare,ja dhe serbi e ka qejf,poshtë serbia....greku...blla blla blla." BOLL se latë nam! Ne jemi krenar për suksesin e saj,po këngëtare është e shkreta jo e punësuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Nëse doni ta mbështesni, atëherë shkoni blini këngën e saj "R.I.P" që sapo është nxjerrë në shitje kështu mund të bëni të mundur ngjitjen e saj në ajkën e muzikës botërore.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.