Header Ads

Rita Ora zapton vendet e para në Angli me "R.I.P"


"R.I.P" kënga e Rita Orës në bashkëpunim me Tinnie Tampah, është hedhur për shitje këtë javë në Angli dhe ka arritur të jetë kënga më e shitur e kësaj jave, ndërkohë që dhe albumi me remikset e kësaj kënge gjendet në vendin e parë të albumeve më të shitur të javës. Kjo është singla e dytë që Ora publikon dhe arrin vendin e parë në hitparejdin anglez duke pasuar suksesin e "Hot Right Now" me Dj Fresh. Më poshtë po ju sjellim versionin remiks nga Seamus Haji. "R.I.P" ka qënë një sukses i padiskutuar i Orës, duke arritur vendin e parë jo vetëm në klasifikimin e singlave dhe albumeve, por dhe të videove më të shitura të javës.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.