Header Ads

Enver Gjokaj në filmin "The Avengers"


Filmi "Hakmarrsit" vazhdon të kryesoj majën e filmave më të ndjekur në botë duke u shndërruar në filmin më fitimprurës të këtij viti. Ndërkohë dhe ne shqiptarët (fryje gjoksin shqipe) kemi një tonin në këtë film dhe pse me një rol shumë të shkurtër. Siç ju kemi njoftuar dhe vjet Enver Gjokaj ka një rol të vogël në "The Avengers". Ai luan rolin e një polici gjatë betejës finale midis heronjve dhe Lokit. Për të gjithë ata që e kanë parë filmin ose për ata që do e shohin dhe dëshirojnë të vërejnë Enverin, bëhet fjalë për momentin kur Kapiten Amerika i jep urdhra një polici dhe ky i thotë "Përse duhet të marr urdhra nga ty?". Filmi në përgjithësi ishte ok, shumë aksion,realizuar bukur, batuta të rralla por me efekt.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.