Header Ads

X FACTOR ALBANIA KOMUNIZEM STYLE



Duke qene se vura re sesa te ndjeshem jane konkuruesit e sotem ne spektakle, ku po i the nje fjale me nje tone me te vrazhdet, irritohen e ja plasin te qarit, vendosa qe t'ju sjell disa shembuj sikur X Factor te ish zhvilluar ne komunizem. Se nuk di perse ju eshte krijuar ideja ketyre te sotmeve se ka qene si me lehte atehere...

-Si te quajne?
- Hygerta Toleleka
-Ca e ke Viktor Toleleken?
-Baba.
-Viktor Toleleka, ai i persekutuari?
-Po
-Po ti e ke biografine e njollosur moj, si guxon ti. JO!

-Si te quajne Vace?
-Pse ke ardhur ketu sot?
-Kam ardhur te konkuroj, per te nderuar Partine Shokun Enver dhe te gjithe punojsit e Kombinatit ku punoj.
-Si e mbyllet planin gjashtmujorsh?
-Shume mire, e tejkaluam.
-E tejkaluat eeee.Mire, mire.Po me pelqen Vace, vetem se mos na del me njolle ne bigrafi moj...
-Jo jo per koken e Shokut Enver, jo!
-Ashtu mire, fillo kendo
- Ne jeeeeeeemiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii komuniiiiiiiiiistaaaa
-Ti fiton, kater PO

-Si quheni?
-Vladimir...
-Kush ta ka vene kete emer?
-Babi.
-Para apo pasi u prishem me Rusine?
-Hmmmm
-Shiko mendohu mire ...
-Para me duket
-Ashtu de.Ca do na kendosh?
-Nje kenge ruse...
-Ne rusisht?
-Po.
-Ne Spac apo Berat do e kendosh?
-Pse?
-Po se sa vendosem te te interrnojme.


-Si quhesh Leta?
- Hajt Leta fillo...
- Kuuuuur iiiishaaaa vaaajzzeeee rreeeee (stonon)
-(cohet anetarja e jurise) Moj idiote! (ja fut me shpull) Pse keshtu kendohet! S'ke turp (ene nje shpull tjeter, vazhdon e rreh).Nxirre gjuhen, NXIRRE GJUHEN! (Ja rras me shpulle ne goje). Pse qan? Mos qa! Mos qa te thashe se te rraha me keq! Ca?! Ca the!? PUSHO! Mos te degjoj te besh zet! Hajde mu hiq sysh! 
-Drejtuesja e emisionit - Kush e kishte rradhen?


Ju kujtoni se tallem, por pike per presje keto dialoge jane mese reale.Pyesni prindrit.

1 comment:

  1. Hahahahahahahhahaha te rafte e mira Elbino hahahahahahaahhaaha me shkrive ti mos vdeksh ishalla.
    Me kujtove ate barcaleten "Me thuaj emrat e banoreve te Tokios" hahahaha

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.