Header Ads

Ne Shqiperi 1,5 milion meshkuj bejne seks e 150 mije jane impotente..QYSH?



Gallate! Une nuk para i lexoj shkrimet e gazetave,por kur i lexoj me kenaqin! Sheh si thote titulli me plot sensacion ,ne Shqiperi vuajne nga impotenca plote 150 mije meshkuj. Jallaaaaaaa dhe krizen e penisit kishin nevoje ne Shqiperi! Shoqja gazetare pas titullit e fillon shkrimin me nje fakt shume te rendesishem ku thote se te dhenat tregojne qe 1 ne 10 meshkuj shqiptare vuajne nga impotenca.Nje sekonde! Nese vuajne 150 mije e keta jane nje ne dhjete dmth i bie qe ne Shqiperi te jene te afte per marredhenie seksuale 1 milion e gjysem meshkuj? Po ne 3.2 milione jemi gjithsej e gjithmone eshte thene se numri i femrave eshte me i madh se numri i meshkujve.Hiq grate, hiq studentet qe jane jashte, emigrantet qe ju regjistrohet emri dhe pse s'jetojne aty, hiq dhe femijet...edhe aq mbeten fiks 1,5 milion meshkuj aktiv seksualisht! Pastaj ne shkrim thuhet se numri i personave qe shkojne tek mjeku eshte i vogel...megjithate numri i impotenteve na dilka marshalla i madh. Do jete ndonje doktorr qe sa te sheh ne sy te thote "S'te punon!" lol. Keshtu do i kete numeruar s'ka sesi. Me e bukura fare? Numri i  popullsise ne Shqiperi qe prej vitit 2000 e deri me 2011 sipas te dhenave, rezulton ne rritje te vazhdueshme. Lexoni, lexoni gazeta ju!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.