Header Ads

Te sakte dhe cool...drejtuesit e rinj te programeve shqiptare!

E shkaterron pultin e shkrete dhe nga kanali ne kanal te duket sikur sheh te njejtat fytyra televizive, por ne fakt po te ndalosh per nje sekonde,do vesh re se vitet e fundit te afrohet nje pamje tjeter.Ata te rinjte qe vini e shkonin nga muaji ne muaj,tashme kane krijuar imazhin e tyre ne stacionet ku punojne dhe po behen perhere e me te njohur per publikun, e teksa ne filluam ti rradhisnim ne leter, lista vazhdonte e behej me e gjate. Si perfundim, po ju sjellim 15 prezantuesit e rinj me interesant te momentit ne viset shqiptare. Shumica e tyre kane vite qe punojne ne televizion,por duke pasur parasysh se njihen vetem nga njera ane e kufirit,ne vendosem ti fusnim ne kete liste per ti prezantuar dhe me anen tjeter.


Enio Civici - Argument Plus - Scan

Nuk mund te themi qe e shohim shpesh "Argumentin Plus", por ato here qe e kemi pare, na ka terhequr vemendjen drejtimi shume me etike i Enios, i cili si nje xhentilmen i vertete di te drejtoj biseden e te jete sa me bindes.




 Labinot Gashi - 1 kafe me Labin - RTV21

Labin e njohin dhe i njeh te gjithe...ne Kosove! Ndoshta ka ardhur koha, te bej emer dhe ne Shqiperi. I njohur per programet e fundvitit,emisionin e mengjesit, TopModelin etj etj, Labi eshte nje nder personazhet me ekstravagante ne Kosove,por njekohesisht dhe nder me te pregatiturit.



 Liberta Spahiu - Prive - Klan Kosova

OK! OK! Liberta eshte padyshim drejtuesja me e bukur televizive ne ekranet shqiptare sot per sot, por ndryshe nga bukuroshet e tjera te ekranit ajo nuk di vetem te qeshi ,por dhe te flas rrjedhshem e pa lapsuse.


 Ledion Liço - The Voice of Albania - Top Channel

Le te shpresojme qe prezantimi i tij ne The Voice, te vazhdoje te qendroj i tille; pa lapsuse e batuta boshe si me pare, por i thjeshte, i lirshem dhe i komunikueshem me konkuruesit e publikun.Ledioni i ri eshte OK!



 Andresa Ambrosio - E djela shqiptare

Ju betohem qe ajo eshte e vetmja arsye perse e coj ndonjehere kanalin tek "E djela shqiptare". Me shkrin se qeshuri dhe uroja ta fliste me mire shqipen qe te kishte me teper rol ne kete program. E qeshur,gjithmone hot dhe me ate pak shqipe qe flet di ta bej pervete publikun.Si tha te djelen e shkuar? Po kjo (per drejtuesen tjeter) perse e merr bileten tere elegance, une (duke imituar me duar si majmun) hahahahhahahahaha.



 Jellmaz Dervishi - Pizzicato - Alsat-M

Nuk ndodh perdite qe nje balerin/koreograf te shnderrohet ne ideator dhe drejtues te programeve televizive e per me teper te kete sukses,por Jellmazi ja arriti dhe tashme eshte nje nder personazhet me interesante qe vijne nga Maqedonia.

 

 Ami dhe Ermali - Dancing with the Stars Albania - Vizion Plus

Fillimisht u duk sikur drejtimi ne çift nuk po funksiononte,por nga nata ne nate,publiku u mesua me Amin dhe Ermalin te cilet sollen diçka te re dhe interesante ne ekranin shqiptar.Nje lloj prezantimi alla Sonny e Cher,  i cili do ishte interesant sikur te kalonte nga spektakli i vallzimeve ne nje nate varieteje...jo e keqe si ide eh? Ai ben humor, kendon, ajo ka drejtuar portokalline...Perfekte!


 Drini Zeqo - Opinion - Klan

Drini na pelqen,sepse ka nje pamje shume "amerikaneske" e na kujton pak programet 60 Minutes apo 20/20, çka na ben te mendojme se me eksperiencen ne "Opinion" dhe ABC, ndoshta ka ardhur koha dhe ai te kete nje program te tijin.



 Dardan Selimaj - Express - KTV

Te gjithe e dine se rruga e lajmit artistik per tek publiku nje prej ndalesave kryesore e ka ne "Express" tek Dardan Selimaj. Mik i te gjithve, Dardani jo vetem i sakte ne informacionin qe percjell, njekohesisht i ben te gjithe te ndihen si ne shtepine e tyre me bisedat e thjeshta,por interesante.



 Besjana Kasami - Big Mama's Show - Alsat-M

Pavarsisht se ky program nuk transmetohet me, arriti te ve ne dukje aftesite drejtuese te Besjanes e cila me humorin e saj, komunikimin dhe kengen beri pervete publikun shqiptar dhe maqedonas. Big Mama ndoshta nuk ka nevoj per televizionin, por televizioni ka nevoj per Big Mamen pronto!



 Artion Vreto - Lajmet - ABC News

Çdo televizion e ka nga nje drejtues lajmesh qe spikat. Topi ka ate vlonjatin,Klani Reizin e ABC ka Artionin i cili sa here qe jep lajmet ne na duket sikur sapo eshte zgjuar nga gjumi, por jo ne kuptimin negativ,sepse vertet na pelqen me shume nga te gjithe drejtuesit e tjere.Ndoshta,sepse dhe une ndodh ta shikoj sa here qe  zgjohem...sepse vdes te filloj "diten time" me arritjet e qeverise dhe vrasjet e lagjes lol.



 Arbana Osmani - Big Brother Albania - Top Channel

Ne Top Channel, te gjithe e kane nje semundje te perbashket: flasin shpejt si per radio dhe shumicen e kohes fjalet nuk ju kane kuptim. Arbana shume shpejt e distancoi veten nga pjesa tjeter e kolegeve dhe tashme shihet me admirim si figura kryesore e Topit e si nje prej prezantueseve me te mira ne vend.




Alaudin Hamiti - Ora shtate - Klan Kosova

Alaudini eshte jo vetem nje drejtues i mire, por dhe regjizor i suksesshem duke bere qe ne pak kohe Klan Kosova te kete nje imazh te ri dhe cool fale te rinjve qe ka ofruar ne studiot e saj.Me shume stil si ne veshje dhe ne te folur,Alaudini eshte padyshim nje prej prezantuesve me interesant ne Kosove.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.