Header Ads

Gjeniu i vogel...nje program per te rritur.


Pavarsisht se konkurentet ne kete program jane femije, gjithcka tjeter duket qarte qe eshte ndertuar per tu shijuar nga te rriturit. S'ka asgje feminore ne kete program, biles dhe femijet vete jane aq te robotizuar saqe ke frike se do ju keputet ndonje tel dhe do plasin shkendijat. Sesi mund t'ja heqesh ciltersine femijeve, vetem keta e dine, por per te qene me i qarte, shikoni ndryshimin midis klipeve prezantues ku ata jane vetvetja dhe paraqitjes ne skene. Spektakli ne pergjithsi eshte i realizuar shume mire, por sic thashe i mungon cdo gje feminore. Psh. Femijet ne skene nuk thone nje fjale, jane te ngurte, pothuajse pa emocione, e vetem kur nuk marrin vota shikon ti perloten syte. Nga vijne keta femije nga Korea e veriut? Une kam punuar me femije dhe ke qejf ti degjosh me menyren si komunikojne dhe shakate qe bejne kur i le te jene vetvetja, ndersa tek Gjeniu duket sikur i kane nxjerr me zor. Vlersimi i jurise ka nje format te gabuar. Psh njera vajze mund te ishte me e mire ne dyshe, por me keq se vajza qe humbi nga dyshja tjeter. Pa lidhje! Plus qe femijet vendosen ne nje pozicion shume te veshtire. Do kish qene e udhes dhe me e lehte per te gjithe sikur te behej me pike vlersimi dhe ne fund te jepeshin emrat kualifikues. Kjo e ben dhe psikologjikisht me te lehte humbjen por dhe vlersimin e jurise e cila do tre ore me thene majtas apo djathtas. E dime kenget jane te veshtira, e dime jane femije, e dime te gjithe kendojne bukur por dreqi ta haj behuni nje here profesioniste dhe jepni nje pergjigje direkte. Ne pergjithesi juria ishte ok, pervecse disa vlersimeve te Adi Hiles...gje qe pritej, por koha e vlersimit prej tyre eshte me e gjate se koha e interpretimit te vajzave ne skene gje qe te be te te zere gjumi ose te nderrosh kanal. Pastaj...I'M SORRY? KOMPETICION? E sorry per cfare? Po nuk mbaj mend ndonjehere te me thoshte mua SORRY mesuesi i muzikes kur nuk luaja mire, as kur nuk me merrte ne kor, po keta perse jane sorry? Pasi i thane njeres prej konkurueseve se stonoi pergjat kenges dhe e derguan ne shtepi, del Rudina si me qene nga gjykata e larte dhe i fut nji "Ishe mahnitse!" Po ata jane femije, po jo budallenj o Rudine! Ndersa gjeja qe mua me acaroi me teper ishte perzgjedhja e kengeve. Keta jane FEMIJE. Nuk jane aktiv seksualisht, nuk kane perjetuar lidhje dashurie, por ketu kendojne kenge te tilla si "Ti i jep emer te keq dashurise"? Po ai qe perzgjodhi "Valerie" per ta kenduar nje femije, a e di kuptimin e kenges? Pastaj dhe "Back to Black" OMG! Mire qe nuk kendoi ndonjera "Rehab"  Po mire ja te themi qe nuk jane mire me anglishten, po ajo qe kendoi "Sot jam 20 vjec"? KULMI! Imagjinoni te kendonte Kozma Dushi tani, "Sot jam 13 vjec". Po a nuk ka me kenge per femije? A nuk ka me kenge per paqe e per lumturi? A nuk punonte ndokush dy dite me teper per te perzgjedhur kenge normale, por duhet te gjithe femijet te kendonin kenge per dashuri, ndarje e pallim? Oh me falni, sepse thashe pallim! Nuk ju pelqeu? Dmth une ne moshe madhore nuk mund te them pallim por nje femije mund te kendoj "Kjo eshte patetike/ Dhe qesharake/ e psikopate/ Tangoja nuk eshte per tre veta/Kurre nuk ka qene ajo ideja/ Po ti mund te perpiqesh ta provosh/ Apo te trajnohesh si kal/ Po mos prit nga mua/Mos prit nga mua djale/"  (pershtatur). Jane vargjet e "Objection" te Shakires kenduar nga nje prej vajzave ne "Gjeniu i Vogel", e ju me thoni mua tani! Nejse, dhe une rri flase kot, kur kenga e hapjes se programit thote "Talente nga Prishtina, talente nga Tirana ta vije dhe ta provoje Adele dhe Rihanna" Hahahahhhhahhahahaha! Mire ca bere ti mire, mire po ti vlla mire, mire! Me nje fjale, eshte me teper program ku te rriturit thone "Oi sa i mire ky kalamani!" shih sa mire e ben rrokstarin sesa nje program ku femijet mund te shikojne bashkmoshataret e tyre te bejne ate cka dine te bejne me mire - te gezojne si femije.


Persa ju perket konkuruesve. Zera jashtezakonisht te mire! X Factor as nuk krahasohet, por dhe The Voice nuk i ka me te mira. Ergi Hasani me pelqeu shume. Duke lene imitimin menjane, zeri i tij ishte per tu patur zili. E preferuara ime e nates vec, mbetet Eranda Bytyqi. S'kam fjale per kete vajze ishte e magjishme! Zeri, interpretimi, e kenduara ne anglisht! WOW! Direkt ja kisha vene kontraten perpara! Pretendentja kryesore nese vazhdon keshtu.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.