Header Ads

Lajme Fejsbuku e Tuiteri


Ore se kam vene re si shpesh kohet e fundit qe po ankohen vipat dhe keta gazetaret veterane sesi tani lajmet gazetaret po i bazojne ne statuset e Facebook apo Twitter te artisteve. Edhe? Po mire gazetaret qe jane rrota, po ju artistet kur e keni kaq problem per cfare i postoni ne Twitter? Per me teper per cfare i mbani hapur rrjetet sociale me qindra mijra anetare? Per bukuri apo i mbani se jeni te interesuar ne jeten e fansave tuaj? Nese e keni kaq problem, perse postoni statuse idiote? Apo cfare postohet ne rrjetet sociale nuk quhet? Tani...se ju doni te postoni lajmin se pari ne profilin tuaj qe t'ju shtohen adhuruesit (se eshte shume e rendesishme sesa adhurues ke ne Fb e Twitter kupto, line pastaj se pese veta te vijne ne koncert apo te ndjekin programin) ne vend qe te shperndani nje njoftim zyrtar sic behet NORMALISHT ne mbare boten, c'faj ju kane gazetaret? C'te bejne te shkretet, kur fale jush, lajmin me pare e merr Buqja e bukes ne celular, se gazeta e perditshme. Se normale ju nuk prisni dot deri neser! Qyshpa! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.