Header Ads

Marsela Cibukaj kualifikohet ne "The Voice of Italy"


Nuk arrij ti kuptoj dot keto zgjedhjet e karrieres se artisteve tane une. Sesi mund te shkoj e dyta e The Voice of Albania dhe te konkuroj ne The Voice of Italy... nuk e marr vesh. Po sikur mos ta kishin perzgjedhur? E them kete, sepse per pak desh ndodhi! Asnje nga juria nuk donte ta perzgjidhte pasi ajo kendoi nje kenge te Noemi, identikisht sic e kendon Noemi dhe anetaret e tjere po thoshin - Ne e kemi nje! E vetmja arsye qe Noemi e zgjodhi ne sekonden e fundit, ishte fakti qe ajo pati guximin te kendonte nje kenge te njerit prej anetareve te jurise e qe fatmiresisht e kendoi bukur. Nuk kam dyshim ne talentin e Marseles, sepse une kam bere tifo per te ne The Voice of Albania, por ajo duhet te kuptoj qe problemi tashme nuk eshte tek "zbulimi" i saj me teper sesa krijimtaria dhe zhvillimi i saj si artiste.Programe te tilla jane per te dhene shanse. Kur ajo nuk shfrytezoi dot shansin ne Shqiperi...cdo ndodhi ne Itali? Nuk dua te behem i keq, por me vjen inat qe kengetare (sic ndodhi dhe me Elsa Lilen) te cilet ne i vlersojme ne maksimum shkojne dhe bejne amatoren ne vendin fqinj. Eshte 2013 s'ka me nevoj per perulje. Nuk eshte se artistet italiane po bejne namin ne Europe dhe hajde me....Nuk e di, por shume i zhgenjyer nga nje veprim i tille. Me poshte mund te ndiqni videon e plote.




Marsela shfaqet ne sekonden e 30.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.