Marija Serifovic - Ai mesazh ne Twitter nuk i dedikohej asnje perfaqsuesi, sidomos atyre shqiptare!


Shtypi shqiptar ja ka kaluar dhe atij anglez per nga sterrmadhimi i lajmeve. Ne vuajtje per ide e lajme, mezi presin nje fjale ne gjysem fjalie qe ta marrin ta bejne skandal 20 faqesh pa kuptuar se cfare rremuje krijojne. Besoj ju ka rene ne vesh sesi kengetarja serbe Marija Sherifovic kishte share gazetaret shqiptare dhe  interpretimin e Adrian Lulgjuraj,Bledar Sejko ne Eurovision....Nje sekond i kishte share? Si qysh tek?

Sipas shtypit shqiptar gjate koferences per shtyp nje mendje ndritur nga Shqiperia i kish bere pyetje (ose me mire kerkuar llogari) kengetares serbe duke thene se kush i ka pergatitur kostumet e tyre dhe pse personin pergjegjes nuk e kane derguar menjehere ne shtepi. CFARE!!!!!!!!! Kush merr guximin te bej nje pyetje kaq idiote ne koference per shtyp? Gje tjeter ne s'te pelqen si vishet dikush, gje tjeter se i ben dhe 15 faqe shkrim, por t'ja thuash ne surrat ashtu ta injorosh komplet dhe ti kerkosh dhe llogari ....QYSH PA! Cfare priste kjo gazetarja jone buqete me lule? Jo se dhe na ish indinjuar. WTF SHQIPE! E tmerrshme, qesharake e turpshme! Biles per mendimin tim, Marija i ka thene pak dhe eshte treguar e sjellshme!

Sa per komentin e serbes "Pse uleret idiot i shpushpurisur", se pari une nuk e kuptoj cfare dreqin eshte nje idiot i shpushpurisur? Cfare do te thote? Se dyti ku dihet se kujt i drejtohet? A ka emer? Jo! A ka titull kenge, ndonje fjal shqip apo ndonje te dhene minimale qe mund te bej te mendoj se i drejtohej konkuruesve shqiptare? JO! Atehere?

Si perfundim...Serifovic ju eshte pergjigjur ketyre akuzave te gazetes "Kurir" duke thene se ai mesazh ne Twitter nuk i drejtohej asnje perfaqsuesi e se ajo eshte profesionale dhe nuk do ti ofendonte kurre koleget qe gjenden ne kuinta. Ajo ka shpjeguar se ne ate kohe ishte ne qendren e shtypit e ne ate moment u degjua nje zhurme e madhe e ajo postoi komentin ne Twitter rreth kesaj situate dhe jo ndonje perfaqsuesi ne Eurovision sidomos jo per perfaqsuesit shqiptare.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.