Lendita Zeqiraj per here te pare prezanton Kosoven ne "Festivalin e Filmit te Venecias"

Regjizorja Lendita Zeqiraj do perfaqsoje per here te pare Kosoven ne "Festivalin e Filmit te Venecias" ku do te prezantohet me filmin me metrazh te shkurter "Ballkoni".  Filmi do te konkuroj perkrah 13 prodhimeve te tjera ne programin zyrtar "Orizzonti" ne te cilin perfshihen trendet e reja ne kinematografine boterore. E njohur ne Kosove per pjesmarrjen ne disa festivale nderkombetare si "Short Film Festival Oberhausen", "New York Independent Film Festival" etj prodhimet e Lendites ("Exit","Amnesia","We're Not In Paradise") jane vlersuar si brenda dhe jashte vendit. "Ballkoni" pritet te jete nje sukses i rradhes me mbeshtetjen e forte te "Qendres Kinematografike Kosovare" dhe producentit Bujar Kabashi. Filmi zhvillohet ne Kosoven e diteve te sotme, ku nje djalosh 10 vjecar me emrin Jeton, ulet ne cepin e nje ballkoni ne katin e katert duke terhequr vemendjen e fqinjve dhe kalimtareve te cilet lajmerojne policine e zjarrfiksat. Me ardhjen e tyre, ne vend qe situata te zgjidhej, behet dhe me e pamenaxhueshme.Ne role kryesore interpretojne aktoret Osman  Ahmeti, Sevdai Radogoshi, Arben Bajraktaraj etj. Edicioni i 70 o "Festivalit te Filmit te Venecias" fillon me 28 gusht dhe zgjat deri ne 7 shtator. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.