Header Ads

Kenga Magjike 2013 Shiko finalen + pershtypjet tona

Besa fituesja e Kenga Magjike 2013. (Foto:Kenga Magjike)
E kupton qe festivali ka nje problem kur elementi me i perfolur i tij jane te mbathurat e Nora Istrefit, e cila me qe ra fjala, po i kishte te veshura se i doli dhe rripi. Por problemi i festivalit nuk kishte te bente me realizimin e tij me teper sesa me kombinimin e te gjithe elementeve se bashku. Nje nder gjerat me irrituese pershembull ishte hyrja ne skene e prezantuesve. A nuk mund te hynin sekonda me pare dhe kamera ti kapte direkt ne skene? Pastaj a nuk mund te jepeshin ne menyre grafike sponsorat e festivalit por duhej te ishin patjeter pjese e skenarit ne cdo hyrje? Po ato vajzat perse ishin aty, se per te prezantuar nuk ishin. Te lexosh dhe nje kompliment? Ne fakt Arditi ka te drejte nuk do shume filozofi per te bere prezantuesin, por PER TE BERE NJE PREZANTUES TE MIRE, do SHUME filozofi sic e provoi dhe katershja drejtuese ne tre netet finale. Me mire te kishte marre ate shitesen me bluze me vija qe per nje minute i beri njerzit te qeshnin me shume se batutat e kota ne 3 oret e festivalit. Shqiptaret e kane te veshtire te ndajne kripen nga sheqeri e kur ja kujton ofendohen. "Kenga Magjike" eshte festival muzikor, nuk eshte "E djela shqiptare" as "Telebingo" as program politik, ndaj cdo gje ne lidhje me keto tema e te tjera te ngjashme duhej te ish evituar se bashku me fallcifitetin qe i shoqeron. Si tha znj. Eni? Une isha veshur per ne karrige jo ne skene. Po znj. Eni qe vendos DREJTESINE, dhe ajo "zenka" dhe ato derrasat e gjyqit dhe fotografite e tua pas kuintave "te rastesishme ishin te gjitha". Pffff! Po perse duhet te komentojne gjithcka nje here! Qe ta permbledhim te gjithen ne nje - ne lidhje me prezantimin - ishte perturp! Batutat ishin pavend aq sa andej diku nga mesi i festivalit kur dy djemte po benin "humor" kamera kapi disa koka njerzish qe po largoheshin nga salla. E kjo tregon me shume se cdo kritike. Ndoshta skenari me prezantues te tjere apo prezantuesit me skenar tjeter do funksiononin me mire por ketu kombinimi ishte i gabuar.Dhe Arditi pavarsisht se do ti mbroje, e di shume mire kete sepse ne nje fare menyre ja tha vete dy djemve kur po prezantohej Best Comeback (rikthimi me i mire). Teksa Ermali beri "shaka" se duhej cmimi "Don't Come Back"  (Mos u kthe) Arditi i tha "Don't Come Back" mund te jeni ju te dy,por nominimet jane per Best Comeback". Kaq mjafton besoj!


Skenografia ishte perfekte dhe mua me pelqeu shume, problemi eshte se shpesh here nuk u vu ne funksion te kengetareve te cilet humbnin ne te. Nuk eshte e nevojshme te ndizej cdo ekran e cdo drite ne cdo moment. Tre ore ne salle njerzit do jene qorruar! Pershembull, gjate interpretimit te Nores, Ledines, Adelines ishte perfekte. Nderkohe puna me kameren le per te deshiruar si gjithmone. Kengetarja ne refren, kameramani jep sallen apo skenen nga 100 metra larg. Ne per skenen kishim ardhur, kupto ti...


Kenget kete vit ishin te bukura, por cuditerisht nuk u priten mire ne publik. Pati nje vaktesi te pashpjegueshme, por jam i sigurt qe ne muajt ne vazhdim shume prej tyre do marrin vleren e duhur. Ajo qe mua nuk me pelqen eshte evitimi i kengetareve te rinj. Ndodh ne cdo edicion te ketij festivali. Kryesisht me idene per te vlersuar emrat e njohur e per faktin qe te rinjte do provojne serisht, por kjo nuk e ben te drejte kete klasifikim. Nuk duhet harruar qe pjesa me madhe e publikut te ketij festivali i perket grupmoshave te reja e ato nuk duhen zhgenjyer apo lene pasdore. 


Votimi...ja serisht si cdo vit me kete teme. Kujt i plasi?! Po pse duhet justifikuar perzgjedhja? Kjo eshte kenga fituese, kjo u zgjodh hajt shnet! Cfare s'te pelqen ty  i pelqeu 20 te tjereve ene kshu! A duan ta bejne me te thjeshte? Patjeter! Ne vend te 20 vleresimeve le te japin vetem nje. Dmth cdo pjesmarres te votoj vetem cmimin e madh. 30 pike per X kengetar. Shnet! 




Interpretimet...grrrr! Nuk e kuptoj sesi keta kengetare nuk marrin mundimin te gjejne dicka te vecante per te sjelle ne skene kur e dine shume mire qe s'do kendojne live. Cfare emocioni tjeter ka performanca e tyre? Eshte njelloj si te shkosh ne provim duke e ditur se do marresh 10. S'ke per cfare te shqetesohesh. E di nuk do stonosh, e di qe nuk do harrosh fjalet...atehere cfare te mbetet? Te besh publikun per vete! Perse te mos sjellesh dicka interesante? Tre muaj o njeri, tre muaj! Ne fund te botes mund te kishin shkuar e sjelle dicka interesante, nderkohe thjesht zgjedhin te dalin ne skene me mikrofon ne dore pfff.


Veshjet ne pergjithesi ishin te bukura dhe trofeu kuptohet tashme qe i shkon Nora Istrefit e cila dukej superhot dhe aprovoi me se miri perzgjedhjen tone si "Kengetarja me Seksi e vitit ne Shqipe". Gjithashtu me ka pelqyer shume veshja e Ledina Celos dhe veshja e Beses gjate votimeve (super!!!) Nje e vecante tjeter ishte veshja e djemve, e cila pavarsisht pse jo me shume stil ishte te pakten brenda kufijve te rregullesise. 

Ne perfundim... Kenga Magjike vazhdon te mbetet festivali me i mire ne Shqipe pavarsisht se duket qarte qe mundohet ti dergoje te gjithe konkurentet ne shtepi te lumtur. Me nje audicion pak me te mire dhe me  pak me shume rreptesi do ishte perfekt. Organizatoret duhet te kuptojne qe nuk e shikon njeri festivalin as per Ledinen as per Rovenen as per Mihrijen por per muziken dhe spektaklin. 


Nata finale e Kenga Magjike 2013


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.