Header Ads

Nusja shqiptare - Kosove (foto,video)


Revista e njohur "National Geographic" (e ngjashme me version shqiptar "Shkenca dhe jeta"), ka publikuar si "Foto te dites" kete muaj, dhe foton e mesiperme me titullin "Nuse" (Kosove). Kjo foto ka marre pjese ne konkursin fotografik te kesaj reviste per vitin 2012 nen kategorine Njerez me autore Nita Zeqirin. Fotoja paraqet nje tradite mijra vjecare shqiptare te pergatitjes se nuses, tradite e cila dhe pse ne zhdukje ende respektohet ne zona te thella te vendit si  ne zonen e Zhupes. Mbi fytyren e nuses aplikohen disa shtresa me ngjyre. Tre rrathe te arte, qe simbolizojne ciklet e jetes lidhen me njeri-tjetrin nga rruge te arta qe nje person i shkel ne jete. Rrathet e brendshem jane simbole te pjellshmerise, nga ku lindin dhe pikat e kuqe dhe blu qe mbulojne te gjithe fytyren per te sjelle shendet dhe nje familje te lumtur. Personalisht me nje tradite te tille jam njohur vite me pare ne nje dasem te shqiptareve te Maqedonise, ku jam habitur per nje tradite kaq te mrekullueshme e kaq interesante sa dhe shume pak te njohur e te prezantuar ne vendlindje. Me poshte keni mundesine te ndiqni dhe nje video nga pergatitjet e nuses. E magjishme!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.