Out Of Sight - nga Paul Kurti
"Out of Sight" eshte nje dokumentar i shkurter nga Paul Kurti i cili eshte realizuar ne Shqiperi ku ne qender te tij jane kater femije dhe mendimi/kendveshtrimi i tyre rreth jetes shoqerore, ekonomike dhe te ardhmes ne vend. Nese ju mbahet mend TV5 ne France ka pasur nje program te tille me femije nga mbare bota ne nje fushate me UNICEF ne mos gaboj. Gjithsesi ku eshte nje dokumentar shume interesat dhe vertet i goditur, e jashtezakonisht prekes. Ate qe te rriturit mundhen ta mbulojne e zbukurojne apo thjesht ta permbledhin ne nje "Ketu nuk jetohet", keta femije e portretizojne deri ne detaj dhe mjaft qarte problemet qe karakterizojne shoqerine dhe vendin tone momentalisht. Vertet prekes!
Post a Comment