Header Ads

Herciana Matmuja fiton edicionin e 52 te Festivalit ne RTSH


Herciana Matmuja fitoi edicionin e 52 te Festivalit te Kenges ne RTSH me kompozimin e Genti Lakos (tekst Jorgo Papingji), "Zemerimi i nje nate". Ajo do te jete gjithashtu dhe perfaqsuesja e Shqiperise ne Eurovision te 2014. Kenga eshte vlersuar maksimalisht nga juria profesionale dhe eshte pritur shume mire nga publiku. 

Personalisht mendoj qe eshte nje kenge e mire, krijim mjaft interesant dhe i vecante duke pasur parasysh kenget qe prezantohen ne kete festival. Interpretimi i Hercianes ishte gjithashtu perfekt. Persa i perket suksesit te kesaj kenge ne Eurovision...hmmm. Me vjen mire qe ne gjithmone dergojme artiste qe nuk stonojne ne Eurovision, por mendoj se kenges do i duhet nje perpunim i forte per te patur sukses. Do pritet mjaft mire nga vendet nordike dhe Irlanda, por kam frike se do pritet ftohte nga pjesa tjeter e Europes. Ndoshta do nevojitet nje pjese me harqe apo violincel... per ta bere me te kapshme per veshin e publikut, e ndoshta dhe nje moment kulminant per te shfaqur potencialin vokalist te Hercianes per te dhene ate efektin e kthyerjes se kokave. Suksese ne Eurovision shqipe! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.