Header Ads

Videokenge te reja nga Dafina Zeqiri,Genta Ismajli, Era Istrefi, Capital T, Besa, G4SHI, Stanaj etj



G4SHI dhe Stanaj

Nje tjeter bashkepunim i G4SHI, kete here me Stanaj, pritet te publikohet ne dhjetor. Kenga mban titullin "Weekend".

Tuna dhe Cozman

Prej ditesh, Tuna dhe Cozman kane publikuar fotografi nga nje shesh xhirimesh qe shume e kane komentuar si sheshin e xhirimeve te videos se re te duos, por ne fakt Tuna eshte duke xhiruar nje reklame per KTZ.

Blero

Sot Blero publikon videokengen e re "N.u.n"


Era Istrefi

Kengetarja ka lene te kuptohet se eshte duke xhiruar videokengen e re, nepermjet nje fotoje ne Instagram ku ka shfaqur nje pjese te garderobes per kete video te dizenjuar nga Valdrin Sahiti.

Capital T

Ai nuk ka percaktuar date, por videokenga e re e Capital T pritet te dale se shpejti dhe titullohet "Kur Fol Zemra".

Elvana Gjata - Flori Mumajesi

Three Dots, kane publikuar kenge pas kenge keto dy muajt e fundit, por asnje lajm nese Elvana apo Flori do te sjellin dicka per kete fundvit. Gjithsesi, duke pasur parasysh vitet e shkuara, besojme se nuk do ti mungojne tregut ne kete sezon festash.

Besa

Po ashtu si dhe vjet, Besa do te sjelle nje koleksion kengesh festive per festat e fundvitit nen titullin "Besa per festat". Albumi del ne dhjetor dhe per te siguruar nje kopje falas nga 100 qe do te dhurohet me autografin e kengetares dergoni nje email ne besaofficial@gmail.com

Stresi

Rreperi eshte duke xhiruar videokengen "Ushtari i rruges" e cila pritet te publikohet ne dhjetor.

Dafina Zeqiri dhe Gjiko

Javen qe vjen Dafina Zeqiri ne bashkepunim me Gjiko sjellin kengen "MSD - Money Sex Drugs". Nje reklame e kesaj video qarkullon dhe ne rrjetet sociale.

Zanfina Ismaili

Nuk ka dhene nje pergjigje konkrete, por gjate nje bisede me fansat e saj, Zanfina ka treguar se ka mundesi te sjelle nje kenge te re kete fundvit.

Genta Ismajli

Genta se shpejti vjen me kengen "A je gati?" ne bashkepunim me 2Ton


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.