Header Ads

Cfare kendojne femijet shqiptare?


E keni ndjekur ndonjehere "Gjeniu i vogel"? Une e kam thene dhe me pare, por teksa hapa YouTube dhe shikoj ne faqen e aktivitetit videot e postuara nga java e fundit e ketij programi nuk munda te rrija pa shkruar serisht disa fjale. Nuk di kush eshte pergjegjes per perzgjedhjen e repertorit artistik, por ose ai/ajo nuk di anglisht ose nuk e ka idene per cfare flasin keto kenge ose nuk eshte mire nga trute. Ka miliona kenge ne bote qe mund te pershtaten e te kendohen nga femijet (Katy Perry - Roar nje prej tyre) , por "Smells Like Teen Spirit" nuk eshte nje prej tyre. Me poshte po ju sjellim nje liste te disa prej kengeve te interpretuara dhe disa vargje shkeputur nga tekstet e ketyre kengeve (te perkthyera dhe pershtatura). Ju pastaj vendosni nese ju duket normale apo do lejonit femijet tuaj te kendonin kenge te tilla:


Ain't No Other Man - S'ka burre tjeter


E ndjeva qe ne fillim
Nuk mund te rrija larg
Me kapi syrin dicka prej teje
Dicka qe levizi thelle brenda meje
Nuk di se cfare bere ore djale
E pate (dickane) dhe qe atehere jam e jotja.
I thashe nenes, vellait, motres dhe shoqes
I thashe te tjereve, dashnoreve te sotem dhe te djeshem
Sa here qe te shoh, gjithcka ka kuptim


Ordinary People - Njerez te zakonshem

Vajze jam ne dashuri me ty
Ky nuk eshte muaji i mjaltit
Pas terheqjes se pare
Ne kulmin e dashurise
Ndonjehere na merzitet dashuria
Duket sikur zihemi cdo dite.

Give Me One Reason

I dashur une e kam numrin tend
dhe e di qe ti ke numrin tim
Po ti e di qe te kam telefonuar, telefonuar shume here
Ti mund te me telefonosh, mund te me telefonosh kur te duash
Por, duhet te me telefonosh

Me jep nje arsye qe te qendroj
E do kthehem
Sepse nuk dua te te lere vetem
Por duhet te me besh te ndryshoj mendje

Nuk dua nje qe te me shtrydhi, se mund te me marri jeten
Dua dike te me perqafoj dhe te me kenaq tere naten.


Not The Only One

Ti thua qe jam i cmendur
Sepse nuk mendon se une e di cfare ke bere
Por kur me thua i dashur
Une e di qe s'jam i vetmi

Te kam dashur per shume vjete
Ndoshta nuk te mjaftoj
Me ke bere te kuptoj friken me te madhe
Duke genjyer e duke na percare.

Thinking Out Loud

Kur kembet nuk do te ndjejne si me pare
Dhe une nuk te bej dot te biesh me ne dashuri me mua
A thua goja jote do ta mbaj mend akoma shijen e dashurise sime?
A thua syte e tu do vazhdojne te qeshin nga mollzat?


Keto pjese jane vetem nga nata e fundit, pa kaluar tek tekse te tjera te cilat flasin per zakone, ngjarje, e probleme qe asnje prind nuk do ja uronte femijes se vet.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.