Header Ads

Festivali i Kenges ne RTSH Nata e pare - Te preferuarat tona


Ka filluar dje Festivali i 53 i Kenges ne RTSH dhe nga kenget e prezantuara keto jane tre te ...preferuarat tona. Duke qene se fituesja e festivalit do prezantoje Shqiperine ne Eurovision, ne kemi bere kete seleksionim me idene se sa te pershtatshme jane per kete festival. Nuk e ndoqem naten e pare nga fillimi ne fund, por te pakten mund te themi se skenografia eshte me e mira e festivalin ne vitet e fundit. Perpara se te prezantojme kenget vec, duhet te ju themi se te pakten ne videot e postuara ne YouTube vihet re nje problem fonik. Zeri eshte shume me larte sesa muzika, ne shume raste ka eko cka sjellin nje ndryshim nga interpretimi i degjuar ne salle. Megjithate ne mendojme se ne versionin final dhe regjistrimin ne studio keto tre kenge do ishin super:


Erga Halilaj - Ti s'me njeh

Me pelqeu gjithcka nga ky interpretim. Ne disa momente te vogla nuk arriti notat dhe kthesat e duhura, por jane probleme qe rregullohen. Kenga eshte e bukur, por ka nevoje per pak me shume "fuqi" qe te terheqi vemendjen e menjehereshme te publikut si dhe nje pike kulminante me nota me te larta. Ndoshta jo perfektja per Eurovision, por kenge e bukur dhe bravo Erges per interpretimin. 


Venera Lumani - Dua te jetoj

Eshte nje kenge e thjeshte, tipike e Festivalit, por e realizuar shume mire. Personalisht do kisha eliminuar ate fragmentin operistik ne versionin final nese do perzgjidhej dhe ne anglisht kjo kenge do kishte sukses. 


Lindita Halimi - S'te fal"

Perpara se te me gjykoni kur them se kjo ishte kenga me e mire e nates se pare, me lejoni te shpjegohem. Jam totalisht kundra atyre "A jeni gati Tirana uaaaau!" e komplet idene alla Beyonce dhe nuk e di perse Lindita nuk perzgjodhi te vij me balade ne kete festival cka do ti kish siguruar fitoren me vokalin qe ka por...ja ku jane prote:

1- Arma me e forte e saj eshte zeri i fuqishem te cilin po ta perdori SA duhet i ben per vete te gjithe. Ne versionin final pjeset me notat e larta duhet te shkurtohen, sepse me teper duket si demo zeri sesa kenge.

2- Ritmi eshte super dhe kenga eshte e mire. Jam i sigurt qe versioni i riperpunuar nga Zzap & Kriss ne 3 minuta do ish fantastik. Ata kane provuar veten dhe besoj ky eshte versioni "i qete" per te ju pershtatur festivalit, e nese fitojne versioni final do jete shperthyes e shume bashkohor.

3- Kenga duket qarte qe eshte kompozuar me idene per tu kenduar ne anglisht dhe duket se funksionon me se miri. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.