Header Ads

"Girl Power" - Nga Era tek Besa, kengetaret shqiptare tregojne muskujt.


Era i thote je shume pis, Enca vret shpirtra, atij te Kides i ka ardh' koha me e lene, Dafina i thote te behet burre te pakten nje here, Tuna e quan "stupid" e Besa i vret te gjithe. Kengetaret shqiptare ne 2015 duket se te gjitha kane nje qellim - Ti tregojne meshkujve muskujt! Kane ikur kohet, kur luteshin per dashuri, per princin e kalter, kur i qanin humbjes se mashkullit qe i tradhtonte e ju vriste shpirtin. Sot, kengetaret festojne lirine, e me veshjet e tyre me te mira ju kujtojne ishave se cfare kane humbur. Jane ato qe ngasin makinat me te mira, me shampanje ne dore, me bizhuteri mijra $$$, apartamente luksoze, qe vrasin zemra teksa hedhin hapa ne taka 10cm e forma perfekte. Eshte nje tjeter ere qe po fryn ne skenen muzikore shqiptare, nje ere e cila po na kujton "Girl Power" levizjen e viteve '90 ne muzike, qe se fundmi po rikthehet dhe ne tregun nderkombetar e mesaduket dhe ne Shqiperi. E duke gjykuar nga raporti i numrit te hiteve apo skedula e koncerteve ne kete sezon midis kengetareve meshkuj dhe femra, mund te themi me plote goje se kete vit femrat jane ne fuqi. Girl Power! You go girls! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.