Header Ads

Videokenget me te mira te 2015 - Video



Ja ku jemi ne fund te 2015 dhe pas javesh rishqyrtimi videokengesh, me ne fund kemi arritur te perzgjedhim 10 me te mirat. Per muziken, 2015 ishte nje vit i trishtuar, me shume pak krijime te arrira, e hitet qe mbushen skenen ishin kryesisht pasuese te rendomta te trendeve te ndryshme ne bote. Teksa ngushelluese per momentin, me kalimin e kohes shume prej tyre tingelluan bajate. Ajo cka u vu re me teper ishte nje gjume i rende qe ka rene ne Shqiperi, ku prurjet muzikore ishin pothuajse inegzistente. A nuk eshte ky vendi ku te gjithe jane kengetare? Cfare ndodhi? Nderkohe nga Mali i zi dhe Maqedonia asnje shenje jete. Mund te thuhet me plote goje se kete vit tregun muzikor e mbajten gjalle prurjet nga Kosova. Me poshte ne po ju sjellim te preferuarat tona dhe arsyet e perzgjedhjes.  Ah dhe dicka! Ju te gjithe jeni te mire, te gjithe jeni special, te gjithe king ene queens, por kjo perzgjedhje nuk ka te bej me vlersimin tuaj si person si artist si Bethoven apo Madonna. Kjo nuk eshte nje liste prej "Kush je ti qe te thuash kush o me i miri?", "Ku di ti per muziken!" etj etj. Kjo eshte nje liste per lexuesit tane, te cilet na besojne ne perzgjedhjet dhe rekomandimet tona. Bazuar ne shijet e preferencat tona dhe te tyret ne kemi arritur ne perberjen e kesaj liste. Kaq. 



NRG BAND - AJO M'KALLI

NRG Band jane nje prej grupeve me te mira dhe jetegjate qe ne kemi. Besniku ka nje prej zerave me te fuqishem e me te vecantin ne skenen muzikore sot. Fatkeqsisht ndonjehere ky potencial i tyre humbet ne ritme e kenge te cuditshme, e fatmiresisht shpesh here shpaloset ne te tilla si "Ajo m'kalli" duke sjell nje hit. Kombinimi i zerit te ngrohte dhe melodik te Besnikut me ritmet harmonike te kesaj kenge sjellin ne menyre perfekte nje kenge dance e cila nuk tingellon e huaj per veshin e degjuesit shqiptar, por as bajate per pasionantet e muzikes dance. 

SOULKID - MES NEVE 

Nje kenge perfekte me nje interpretim po te tille nga Soulkid, ku cdo fragment muzikor duket i menduar mire dhe i gershetuar me cilesi. Soulkid eshte talenti i ri me i mire i 2015 duke sjell nje fryme te re interpretimi ne skenen muzikore. Nese vazhdon me kete ritem, besojme se do te jete nje prej emrave qe do te sundojne skenen tone. 

BUTRINT IMERI - MERRE ZEMREN TEM 

Njihuni me popstarin e ri shqitar Butrint Imeri, i cili kendon, kercen, ka stil dhe pamjen e duhur per te justifikuar te qenin i tille. Ajo cka e ben te vecante Butrintin eshte pastertia ne te kenduar. Cdo note ,cdo fjale eshte e qarte dhe e kuptueshme duke i bere kenget e tij te tingellojne bukur dhe shume shqip. Dicka, qe i ka munguar skenes pop-shqip qe prej fillimit te viteve 2000. 

BUTA - PER TRIP

Nje prej rrepereve me te nenvleftsuar ne Shqipe, Buta eshte nje prej te preferuarve tane. "Per trip" mund te luhet ne Bronx e te ngreje nga vendi njerzit po ashtu si dhe ne Prishtine. Me pak perkrahje ky eshte rreperi me me stil ne vend. 


MOZZIK - KOKE SHUM

Rralle ndodh qe nje rreper te shperthej papritmazi me kaq buje sa Mozzik e akoma me rralle qe tre kenget e tij te ardheshme te njohin po te njejtin sukses. E teksa shumica e  rrepereve se fundmi po mbahen gjalle me refrene muzikore apo te ftuar ne kenget e tyre, Mozzik ne "Koke shum" tregon qarte se mund te bej dhe pa to. 


MAJK DHE GHETTO GEASY - S'JENA MO

Nese kjo kenge nuk ju ka bere te kerceni kete vere, atehere dicka nuk shkon me juve. Jo, seriozisht! Shkoni kontrollohuni lol! Majk ju rikthye diteve te "Dea" dhe solli nje prej kengeve me te kapshme te vitit 2015. Nje kenge e cila i ringjalli karrieren jo vetem Majkut po dhe Ghetto Geasy. 

ANXHELA PERISTERI - SI PO JETOJ

Ndersa 99% e kengetareve ne Shqipe sollen kenge nga traditat folklorike te Xhamajkes dhe Portorikos, Anxhela Peristeri u duk si nje fllad i fresket kur u shfaq me "Si po jetoj". Nje balade e fuqishme, interpretuar plot dhimbje e pasion nga Anxhela na beri dhe neve te na vije inate per ate dashurine qe na la, a e cilen s'po jetojme dot me dhe pse kane kaluar 10000 vjet lol ! Gjithcka perfekte ne kete kenge! 


FLORI MUMAJESI - ME FJALE TE VOGLA


Ju mund te thoni qe kjo nuk eshte video, por 3 milion + shikime dhe popullariteti i kesaj kenge na beri qe ta perfshijme ne liste. Kjo performance ne "K.M" eshte shnderruar tani ne videon zyrtare  te kesaj kenge dhe eshte videoja me e shikuar brenda nje kohe rekord ne historine e "K.M". Ne mund te vazhdojme dhe me tej, po ju e dini qe nuk eshte nevoja. 

ASGJE SIKUR DIELLI - ADRESA

Sa e mrekullueshme eshte kjo kenge!!! Lerjani ASD qe te marri nje kenge te vjeter si "Adresa" te Francesk Radit dhe ta sjelle te riperpunuar e kaq bashkekohore saqe ne po e cilesojme si nje prej kengeve me te mira te ketij viti. FIKSIM! Nje info e vogel. Fillimi i videos se ASD, pjesa e intervistes eshte pershtatur nga videoja origjinale e kenges "Adresa" e cila fillon po ne te njejten menyre.

ALBINA KELMENDI - ENDRREN MOS MA MERR

Publiku ankohet, gazetaret ankohen, por se kush e ka fajin qe nje kenge si "Endrren mos ma merr" prej Albina Kelmendit, kalon ne heshtje e pa perkrahje askush nuk e di. Kerkojne shpesh muzike dhe vokale cilesore, kur ne fakt i kane perpara syve. Po kur syte ti zaptojne tulet e muskujt nga te shohesh.Po te pakten mos thoni qe nuk ka. Pak a shume ky ishte dhe qellimi yne me kete liste, te perkrahnim ata qe te tjeret i kane lene ne heshtje dhe pse muzika e tyre eshte shume here me cilesore se ajo cka serviret 24/7 ne ekran. Qejfi-qejf por dhe vlera-vlere. Ka vetem 34.000 klikime ne YouTube, por per ne eshte kenga me e mire e vitit. Duhet shume kurajo e guxim, qe ne 2015 te vish me nje kenge rrok, pa rrobabanjo, me nje tekst problematiko-shoqeror, rebele e serisht te dukesh bashkohore e te kesh sukses.  Albina e ben kete me se miri, duke qene dhe  surpriza me e kendshme e vitit. 🤘🏻

Videomiks i Videokengeve me te mira te 2015



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.