Header Ads

The Hateful Eight - Tete urryesit


Pas shume bum e bamesh, me ne fund "Tete urryesit" e Quentin Quarantino mberriti ne ekranin e kinemase. Thone qe kur per nje film behet shume zhurme, do e kete ndonje klecke dhe ky film e verteton me se miri. Pas vjedhjes se skenarit, shpenzimeve te shumta, problemeve me xhirimin, kohezgjatja e 101 momente te tjera plote drame, filmi me ne fund u shfaq edhe...le per te deshiruar. Nese gjithcka do ishte permbledhur ne 1 ore, ndoshta do kishte qene interesant, por  rreth tre ore te siguruara nga minuta te sterrzgjatura pershkrimi bore, kafeje, perseritje dialogu etj etj, e bejne filmin e merztshem dhe te ngadalte aq sa nuk shtyhet me. Skenari le per te deshiruar. Historia merret vesh qe ne fillim, ndersa disa here veprimet e personazheve nuk kane kuptim (kur ta ndiqni do e kuptoni ku dua te dal). Nuk ka asnje shprehje interesante apo batute. Fundi gjithashtu eshte zhgenjyes dhe te ben te mendosh ... EDHE? Tre ore film per cfare? Bllajk! Duket qarte qe shpenzimet e medhaja ketu justifikohen vetem nga pagesa e aktoreve, sepse nuk ka ndonje investim skenik apo efektesh speciale. Loja e aktoreve eshte shume e mire, por asgje mbreselenese apo qe nuk e kemi pare dhe me pare ne interpretimet e tyre. Do vecoja Jennifer Jason Leigh (Te ciles i derdhin ne fytyre me shume lengje se nje gangbang i Brazzers ne kete film), e cila vertet interpreton shume mire dhe besoj se do nominohet per Oscar ne kategorine e Aktores me te mire joprotagoniste. Prisni per filmin kur te transmetohet ne TV ose shkarkojeni online. Nuk ja vlen te harxhoni leke. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.