Ava Max ka shënuar hitin e tretë që arrin shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify. Anëtare e grupit “1 Miliard” të Spotify, që prej hitit të parë “Sweet but Psycho”, ajo do ta përsëriste këtë sukses edhe me këngën “Kings & Queens” e së fundmi me “The Motto”, një bashkëpunim me Tiësto. Gjatë vitit 2025, Ava vazhdoi të mbetet një prej artisteve më të dëgjuara në platformë me 1.25 miliard dëgjime totale dhe 32 milion dëgjues mujorë. Ndërkohë, hiti i saj i parë “Sweet but Psycho” sapo kaloi shifrën e 2 miliard dëgjimeve.
Post a Comment