Header Ads

Eleni Foureira deshton ne tregun shqiptar



Pasi pranoi prejardhjen e saj shqiptare, ishte e pritshme (sic parashikuam) qe Eleni Foureira nje prej kengetareve te reja me te njohura ne Greqi, te tentonte dhe debutimin ne tregun shqiptar. Kur lajmi u be i ditur ne media, pavarsisht historive te meparshme, ne ishim kurioz te shikonim se cfare do te ofronte kengetarja per tregun shqiptar. Fatkeqsisht, e talentuar sa eshte, ajo jo vetem qe nuk solli dicka te re, por "Delicious" nje bashkepunim me kengetarin e ri Butrin Imeri, te ngjan me teper si nje nga ato kenget amatoreske qe gjen me kile ne Arkiva Shqiptare. Asgje nuk funksionon ne kete kenge. Duke filluar nga fakti qe te dy nuk shkojne fare, stili ne veshje, aksenti anglishtes, koreografia, arranxhimi, interpretimi dhe deri tek kenga e videoklipi ne teresi. Nuk di nese Eleni ka bere ndonje vrojtim te tregut tone muzikor, perndryshe duhet te skuqet nga turpi. Te vish ne Shqipe me kete kenge ne 2016, ben mire te prezantohesh si shoqja e Linda Morines ose nuk ka te falur. Cuditerisht dhe Butrinti, i cili pothuajse te gjitha kenget e publikuara i ka te bukura dhe te suksesshme, deshton ne kete bashkepunim, i cili per te dy duhej te ishte nje "celes" per te hapur dyert e suksesit jo vetem ne te dyja anet e kufirit, por dhe me tej.  Nese kjo kenge eshte "Delicious" (E shijshme) imagjino cdo ish po te kish pasur ndonje titull thuaj..."Hithra". 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.