Header Ads

Era Istrefi i bashkohet Silva Gunbardhit ne klubin 100 milion




Shkuar jane ditet, kur nje milion klikime ne YouTube shikoheshin me cudi. Sot ky numer eshte mese normal per artistet e njohur shqiptare. Tashme kenget me popullore shenojne  nga 3-20 milion klikime e me shtuarjen e fansave te huaj keto numra sa vijne dhe rriten. Sot, aq e pabesueshme sa mund te duket dhe ne shqiptaret kemi dy kenge qe shenojne mbi 100 milion klikime ne YouTube. Lexoni me poshte:

Era Istrefi me kengen e saj "Bon Bon" se fundmi shenon mbi 90 milion klikime ne YouTube. Duke pasur parasysh qe videoja e saj e vjeter e publikuar perpara "Ultra" kishte rreth 15 milion klikime, atehere mund te themi se nje tjeter kenge shqip futet ne klubin e 100 milion klikimeve. Rekordin per kengen shqiptare me te shikuar ne YouTube e mban Silva Gunbardhi me "Te ka lali  shpirt" nje bashkepunim me Mandi dhe Dafi. Eres do ti duhet dhe pak kohe qe te arrije rekordin e Silves, kenga e te ciles tashme shenon mbi 200 milion klikime. Vertetete qe Era shenoi 100 milion brenda tre muajve e Silva 200 milion brenda tre viteve, por teksa kenga e Silves u shnderrua ne hit fale "fjales se gojes, "Bon Bon" i Era Istrefit ka pasur mbeshtetjen e shume mediave te huaja dhe shtepise diskografike "Ultra". Gjithsesi! Me ne fund dhe ne kemi klubin tone 100 milion dhe ky fakt eshte per tu pergezuar. Urime te dyjave!


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.