Header Ads

Kenga Magjike '16 - 10 te perzgjedhurit dhe fituesi sipas Albaniac





Ndonjehere njerzit i marrin gjerat me me seriozitet sec duhet. Ne fund te fundit, nje festival muzike sherben per te defryer popullin dhe pavarsisht gares, ne perfundim duhet te mbahet mend si i tille. Ndaj dhe ne po perzgjedhim sot, pergjate neteve finale te ketij festivali, 10 kenget me te preferuara nga ne ne Albaniac si dhe kengen qe ne mendojme te jete fituese. POR, kjo liste eshte thjeshte nje liste me te preferuarit tane, jo lista e atyre qe mendojme se do fitojne, duhet te fitojne etj etj etj. Thjesht nje liste qe mbasi ta keni mbaruar se degjuari shpresojme te ju kete ... defryer. Gati? 

Nje gje eshte e sigurte; Festivalin kete vit e kane marre ne duar brezi i ri i kengetareve qofte vokalisht qofte ne kompozim. E pavarsisht vlersimit final, te rinjte jane fituesit e vertete te ketij edicioni ndaj sic dhe do shikoni me poshte emrat e tyre mbizoterojne ne listen tone. 



10- Armela dhe Ardita Tusha - Enderroj

Nje kombinim kaq perfekt zerash dhe interpretimi, nuk e kemi pare qe prej kohes kur motrat Libohova u shfaqen se bashku ne Festivalin e RTSH. Me "Enderroj" Armela dhe Ardita kane sjelle nje balade pop-shqip, sa te thjeshte po aq dhe te vecante ,e cila nen harmonine e zerave te tyre te ben vertet te enderrosh. 🦄


9- Alban Ramosaj - Aurora 

"Aurora" eshte kenga me e mire ritmike e ketij festivali (jashte kategorise pop-folk) dhe Albani eshte kengetari i ri me i kompletuar ne skenen muzikore shqiptare. Kendon, kercen, interpreton, i pashem, pak indie kur duhet, pak pop kur kerkohet, por ne fund te dites gjithcka funksionon per te. Ai eshte tashme kengetari i ri me popullor ne vend...se ne Albaniac e kemi thene ketu e kater vjet 😭. 


8- Tuna - Duam 

Besoj se ashtu si dhe ne, shume prej fansave te Tunes, prisnin qe ajo te kthehej dhe nje here muzikisht ne fillimet e saja dhe...le voila! "Duam" eshte nje balade super, duke na bere qe te shpresojme se te pakten per pak kohe, Tuna do ti servire muzike dhe nje pjese tjeter te fansave te saj, qe nuk marrin vesh nga ornitologjia 👅


7- Elisa Salla - S'kam faj

Pervec kenges dhe interpretimit te saj, Elisa Salla eshte kengetarja me e besueshme ne interpretim pergjat ketij edicioni. E brishte, po aq sa dhe teksti i kesaj kenge. Jalla si qenkam sot tere fjali hartimesh tetevjecareje lol. Nejse, shume na pelqeu kjo kenge dhe Elisa. 


6- Mishel - Mama

Oh darling! Nese kjo vajze interpreton ne kete menyre live...🙌🏻  Pa fjale! Zeri i saj i fuqishem, ka aftesi te kaloj nga nje note e larte, ne nje note te ulet  e nga nje ton i ashper ne nje ton te bute pa piken e problemit e me shume lehtesi. Padyshim, nje kengetare premtuese! 


5- Festina Mejzini - Si dielli hanen

E kam shume qejf kete kengetare dhe me vjen keq qe nje ze kaq i mrekullueshem nuk perkrahet sa duhet. Megjithate Festina, kurdo qe i jepet rasti tregon se eshte fantsatike si dhe ne kete kenge. 🌞🌚


4- Rozana Radi - Ma thuaj ti

Publiku vendosi dhe ...Rozana gjithashtu renditet ne Top10 e me te mirave te ketij viti. Paversisht pikave a, b, c te permendura diku me perpara, kenga nuk e mohojme dot qe eshte e bukur. 👫



3- Valon Shehu - Nje dite

Valoni ne kete edicion eshte prezantuar ne formen e tij me te arrire duke sjelle nje prej kengeve me te bukura te ketij edicioni. Thjesht super! 🤘🏻


2- Arilena Ara - Nentori 

Hmmmm...Nese Arilena nuk e fiton kete edicion do plasi lufta ne Pallatin e Kongreseve! Hahahhahaha! E meriton! Na falni po Arilena kete here 🙌🏻 dhe ka ardhur koha qe Kenga Magjike te thyej ca rekorde se ngelen duke fituar 30+  vjecaret cmimet. Hajdeeee! Plus qe i pelqen dhe b👶🏻bit time lol Sinqerisht, "nentori" hyn ne kategorine e nje prej kengeve me te mira te historise se ketij festivali. 


1- Artjola Toska dhe Bruno - Mirmengjes dashni 

Tani... une vertet thashe se e meriton Arilena cmimin dhe vertet e meriton, por sic ju thame ne fillim ketu po sjellim te preferuarat tona ndaj dhe kenga me e preferuar e jona ne kete edicion bazuar ne numrin e degjimeve ne cellular dhe kompjuter eshte.... tatatattatatata - Mirmengjes dashni. 😍  Kenga dhe zerat e kengetareve te bejne per vete qe ne momentin e pare, plus qe tingellon kaq shqip saqe nuk i reziston dot e nuk mund te rrish pa e kenduar apo kercyer. Kjo u vu re qe ne interpretimin e pare ku e gjithe salla u cua menjehere ne kembe. Kete e provon dhe numri me i madh i shikimeve ne YouTube per kete edicion etj etj. E per ne, kjo do shnderrohet ne nje nga ato kenge qe do kendohet tradicionalisht kudo ne vitet e ardheshme ne festa , dasma ...tenden, timen, tonen lol ha ha ha shakaxhi i madh. Ika se u lodha Mirmengjes dashni...kafen ku e ke t'shplafte mortjaaaa sa here me ta thon' lol ☕️🐸





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.