Header Ads

Shqiperia dhe Kosova jashte gares se cmimeve Oskar



Shqiperia dhe Kosova dhe kete vit kane mbetur jashte gares se cmimeve Oskar. Filmat shqiptar nuk jane kualifikuar as ne pese finalistet, e as ne nente gjysem finalistet. Shqiperia u prezantua me filmin "Chromium" (Krom) te Bujar Alimanit, i cili garon per te dyten here si regjizor. Kosova u prezantua me "Home Sweet Home" (Shtepi e embla shtepi) te Faton Bajraktarit. Te dy filmat kane marre vlersime pozitive per realizimin e tyre, por ju eshte dhene pak shance duke konsideruar konkurencen e forte nga shtepite kinematografike europiane e boterore. Nje problem tjeter i prodhimeve shqiptare eshte promovimi i dobet. Shume prej filmave qe dalin ne finale te kesaj kategorie dhe kane fituar, qe perpara nominimit kane qene te njohur per publikun apo kane nenshkruar kontrata distributimi fale prezences ne nje numer te madh festivalesh nderkombetare. Te njejten gje nuk mund te thuhet per keto dy prodhime shqiptare te cilat jo vetem qe jane pothuajse te panjohura per publikun shqiptar, por as nuk ju jane prezantuar medias vendase per te dhene nje gjykim apo per te shkruar dicka rreth tyre. Problemi i dyte qendron tek tematika. E verteta eshte qe po nuk pati "zhurme" rreth nje filmi te caktuar, shancet qe nje anetar i akademise te shikoj - per te gjykuar nje film shqiptar jane te ulta. Thuaj...do shikonit ju nje film filipinas? Tamam! Po nese dikush do ju thoshte qe ky film filipinas kishte nje histori shume te vecante etj etj etj, atehere do ju ngjallej kureshtja dhe do e shikonit. Historia e nje femije qe kerkon te mbijetoje dhe e nje ushtari (i cili dihej i vdekur) qe kthehet ne shtepi dhe perballet me nje tjeter realitet, jane tema te perseritura.  



Ne jemi nje vend i vogel me nje kinematografi ne krize dhe mendoj qe krahasuar me vendet e tjera duhet menduar 100fish perpara se te vendoset perfundimisht ideja per realizimin e nje filmi. E kjo ide duhet te jete e padegjuar ndonjehere, sepse ne vendet e vogla kemi nevoj per vemendje dhe vetem nepermjet te jashtezakonshmes do te mund ta bejme kete. Vendet e medhaja e bejne me leke dhe me publikun e madh ne numer. E jashtezakonshmja nuk eshte dhe aq e paarritshme. Nje film me burrneshat do kishte terheq vemendje. Nje film per gjakmarrjen do kish terhequr vemendjen. Keto jane tema qe ne i kemi tonat. Qe rralle i gjen ne nje vend tjeter te botes. Keto jane e jashtezakonshmja jone qe na nevojitet te terheqim vemendjen. E kur kjo ndodh, mund te beni filma per cfare te deshironi.  

Per ata qe na lexojne e nuk e kuptojne rendesine e pjesmarrjes ne Oskar. Pjesmarrja do te thote distributim boteror i filmit nga kompanite hollivudiane. Cka do te thote perfitime me te medhaja duke bere te mundshem sigurimin e nje prodhimtarie me te madhe ne te ardhmen. Shenim kontratash bashkepunimi e produksioni me kompanite ne mbare boten dhe hapja e dyerve per shume artiste shqiptare ne tregun boteror kinematografik. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.