Header Ads

Ermal Meta serisht ne Sanremo - Shiko videokengen ketu!



Kengetari shqiptar Ermal Meta eshte prezantuar dhe kete vit ne garen konkuruese te festivalit me te madh te muzikes moderne italiane, Sanremo. Kenga e tij titullohet "Vietato Morire", vidoklipin e te ciles Ermali e ka publikuar sot ne YouTube dhe ju mund ta ndiqni me poshte. Finalja e Sanremos mbahet te shtunen me 11 shkurt.



per te mesuar dicka me shume rreth Ermalit, lexoni me poshte intervisten e dhene per Albaniac ne 2014 ku ai flet per fillimet e tij dhe karrieren muzikore si solist.

I suksesshëm në anën tjetër të Adriatikut, por tepër modest për këtë sukses, Ermal Meta ka vite që aktivizohet në muzikën italiane. Fillimisht si anëtar i grupit "La Fame di Camilla" me të cilët ka marrë pjesë dhe në festivalin e "Sanremos", e tashmë si kompozitor dhe solist në bashkëpunime me Patty Pravo e "Zero Assoluto". Teksa në studio duke punuar për albumin e tij të parë solo ne e takuam për ti marrë këtë intervistë. 


- Sapo është publikuar në Itali kompozimi juaj i ri "All'Improvviso" , një bashkëpunim me grupin e njohur italian "Zero Assoluto". Si është pritur kënga nga kritika dhe publiku?

"All'improvviso" arriti një sukses të papritur, si bashkpunimi me grupin "Zero Assoluto", që kishte 2 vjet pa publikuar këngë.

- Përveç "Zero Assoluto" më kë tjetër jeni duke bashkëpunuar momentalisht? 

Me Marco Mengoni, Francesco Renga, Chiara Galiazzo, Giusy Ferreri, etj.

- Viti i kaluar ka qënë mjaft i frutshëm për ju, ku keni realizuar dhe një duet me Patty Pravo! Sinqerisht jam impresionuar shumë. E mbaj mend si fëmi sesa e donin prindrit e mi këtë legjendë të muzikës italiane e tek ju shikoja juve në skenë më perkrah saj me dukej e pabesueshme!

Të them të drejtën mua akoma më duket e pabesueshme! :)
Ajo donte një këngë nga unë dhe mbasi e kompozova, e realizova në studio. Atë ditë nuk erdhi këngëtarja që duhet ta këndonte për provë dhe isha i detyruar ta këndoja unë, sepse Pravo priste këngën.E dëgjoi me zërin tim dhe e pëlqeu tej mase. Kur më propozoi duetin nuk e besova!!! 

- Në Itali shumë shqiptarë kanë arritur sukses në biznesin artistik, por në përgjithsi nëpërmjet konkurseve të ndryshme artistike në formë spektakli televiziv. Ajo çka respektoj tek ju është fakti që ju e keni nisur nga zeroja, keni ecur në rrugën e duhur dhe ndaj keni arritur këtu karrierisht. Si ja dolët mbanë?

Falemnderit! Nuk e di nëqoftëse ja kam dalë mbanë, po çdo rezultat që kam arritur, i madh ose i vogël, ka shumë punë dhe pasion në të. Talenti vetëm nuk mjafton. Duhet ushtruar vazhdimisht.

- A mund të themi se "La Fame di Camilla" përfundimisht nuk do të ribashkohet apo "kurrë mos thuaj kurrë"?

Ky është rasti në të cilin mund të themi "kurrë", por me zë shumë të ulët! :)

- Po në "Sanremo" keni menduar të riktheheni?

Jo akoma, mbase... 

- Ndërkohë besoj se tashmë është e nevojshme e ka ardhur koha për një album tuajin apo një këngë të re. Çfarë keni në plan për 2014?

Aktualisht po regjistroj albumin tim të parë si solist. Në maj mbase publikoj këngën e parë.

- E së fundmi. Kam dëgjuar që ke dëshirë të publikosh dhe këngë në shqip për tregun shqiptar. A do të ndodhi kjo së shpejti?

Nëse do të publikoj këngë në shqip nuk do e bëj për tregun shqiptar, por për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Përgatiti: Elbino / Albaniac 2014

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.