Header Ads

Ndodhi dhe kjo...



Ndonjehere kur me del perpara ndonje lajm ne median shqiptare per personazhet amerikane, me vjen pak cudi se pervecse nuk kane lidhje me tregun artistik vendas shume prej lajmeve jane futja ku te dali. Nuk po flas per perkthimin qe hec me, por dhe per kontrollimin e fakteve apo burimit nga eshte marre lajmi. Ja pershembull ky lajm i publikuar nga City Radio Albania, ne te cilin flitet per Paris Hilton qe sipas tyre do te dale ne kopertinen e "Vanity Fair" ne muajin mars. OK! E morem vesh qe kushdo qe ka bere lajmin nuk e lexon "Vanity Fair", por qe te jete dhe kaq i/e trashe? Po te thote ne kopertine mer' vella 2005! Ta ka bere dhe titullin me numrat me te medhenje ne kopertine, si mund ti shpetoj syrit? Sigurisht, ata nuk mund ta dine. Thjesht jane ndjekes te Paris Hilton ne Instagram dhe mbasi kane pare postimin e saj me kete kopertine kane kujtuar se ky numer do te publikohet ne mars, mqs numri i shkurtit tashme ka dale lol. OK! Po ja fusni qe ja fusni kot, por te pakten futjani per ndonje shqiptare se boll lajme ka per Parisin. Besomeni! Me shume klikime do merrni.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.