Header Ads

James Biberi dhe Marko Caka ne "Ocean's 8"



"Ocean's 8"  eshte pak a shume versioni femeror i "Ocean's 11" dhe ka ne listen e interpretuesve pothuajse te gjitha femrat me te njohura te estrades amerikane. Anne Hathaway, Dakota Fanning, Olivia Munn, Rihanna, Cate Blanchett, Sandra Bullock, Helena Bonham Carter, Katie Holmes, Anna Wintour, Kim Kardashian, Mindy Kaling,  Kylie dhe Kendall Jenner, Adriana Lima etj etj etj. Kurioz te di sa ka kushtuar ky film...nje trilion? Lol! Ne raste te tilla kur ka kaq shume emra te njohur ne nje film, ndodh qe filmi te zhgenjej, por me Cate, Sandra, Helena dhe Anne zor se nje gje e tille mund te thuhet per "Ocean's 8" dhe jemi te sigurt qe do jete nje film super. Nderkohe ne kemi mesuar se ne listen e aktoreve te ketij filmi gjenden dhe dy aktore shqiptar ne role te vogla. James Biberi interpreton ne rolin e Yuri dhe Mario Caka ne rolin e nje te ftuari nga moda europiane. Filmi i cili tregon per nje vjedhje qe nje grup femrash organizon gjate  zhvillimit te Met Ball ne Nju Jork, e ka premieren me qershor te 2018.  

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.