Shume te rinj shkojne drejt Hollivudit per te gjetur fatin e tyre si aktor, e disa te tjerve Hollivudi ju vjen vete ne dere. I tille ka qene dhe fati i aktorit shqiptar Val Maloku i cili interpreton ne filmin "The Zookeeper's Wife" (Gruaja e mirmbajtsit te kopshtit zoologjik) perkrah disa emrave te njohur te kinematografise boterore si Jessica Chastain e Daniel Bruhl. Ne kete film te Niki Caro, tregohet historia e Antonina dhe Jan Zabinski, mirmbajtesit e kopshit zoologjik te Varshaves ne Poloni, te cilet shpetuan me qindra njerez dhe kafshe gjate pushtimit te vendit nga gjermanet. Vali, interpreton ne rolin e Ryszard Zabinski, djalit te Antonines dhe duket se intepretimi i tij ka lene mbresa dhe tek vete aktorja Jessica Chastain. Ajo ka ripostuar nje foto te sajen me Valin gjate xhirimeve duke shprehur dashurine dhe vlersimin per aktorin e ri shqiptar. Val Maloku tek publiku shqiptar njihet per rolin e tij ne filmin "Babai", film i cili perfaqsoi Kosoven ne garen e cmimeve Oskar me 2015. Pas rolit ne "The Zookeeper's Wife", shansat jane qe ai te filloj te behet me i njohur dhe per publikun e huaj. Ne Kosove, filmi do te shfaqet ne Prizren me 6 prill pergjat diteve te Doku Kino.
Reklama e filmit
Ps. Filmi "The Zookeeper's Wife" ne javen e pare te hapjes u rendit ne vendin e 10 te filmave me te ndjekur ne Amerike. Ky fakt konsiderohet i suksesshem per filmin i cili u shfaq vetem ne 541 ekrane kinemaje, nderkohe qe filmat e tjere ne top10 jane shfaqur ne 2300 ekrane e siper. Pas vlersimeve pozitive te kritikeve dhe publikut, duket se ky film do te jete shansi i dyte i Val Malokut per ne tapetin e kuq te Oskar. Suksese!
Trupa e filmit gjate premieres ne Varshave, Poloni
Posteri i filmit
Val Maloku ne premieren e filmit ne Varshave, Poloni
Val Maloku ne premieren e filmit ne Hollivud (CA), Sh.B.A
Val Maloku gjate interpretimit ne filmin "The Zookeeper's Wife"
Ka një moment në këtë intervistë kur Rob Twizz shprehet se “Është pak qesharake kur mendon që ndonjëherë ne artistët përpiqemi aq shumë pë...
Post a Comment