Header Ads

10 kenge qe duhet te degjoni kete muaj



Duhet te them qe kengetaret shqiptare te diaspores kane kenge suuuuper! I kemi te pakte, por te talentuar dhe cool! G4SHI, Dua, Bebe, Njomza ... kenge superrr! Nuk e them si shqiptar, por si i apasionuar pas muzikes. Persa i perket prurjeve nga Shqiperia dhe Kosova, jo se jane kenge te keqija, por tingellojne shume te perseritura dhe stil i vjeter. Pershembull, Elgit Doda tingellon si Flori Mumajesi 100% si ne ze dhe melodi. Me pelqen kenga, por duhej thene. Ciljeta dhe Trimi duket sikur kane "perkthyer" ndonje kenge portorikane dhe te sjellin ndermend  gjithashtu Ledrin dhe Eren. Aurela tenton te riktheje "Shpirt i shpirtit tim", por ne fakt kenga ngjan si e "perkthyer" nga greqishtja. Zevendeso fyellin me buzuk dhe 100%. Ledri e shoke mund dhe te kishin kenduar thyrrem qysh dush s'un rri me neve e kshu me rradhe. E kuptoni ku dua te dale? Nuk e vini re qe te gjithe artistet ne Shqipe kane filluar te bejne nje "loje te sigurte"? Nuk dalin me jashte korrnizave, nuk sjellin dicka te re, por sjellin dicka qe ka provuar te jete e suksesshme, qe ne anen e biznesit eshte nje zgjedhje e justifikueshme, por artistikisht po i ben monoton dhe teksa i mban lidhur me fansat e vjeter, nuk do ti sjelle fansa te rinj. Dhe Capital T i cili mund te vlersohet pasi gjithmon mundohet te sjelli trendet boterore te muzikes ne Shqipe, e tepron disi, pasi i shkon deri ne pike dhe presje. Te pakten talente te reja, te "rrezikshme" nuk po duken gje ne sfond, keshtu qe dhe per disa vjet rehat jeni, "te sigurte". 











No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.