Header Ads

G4SHI publikon videon per "Disrespectful" - SHIKOJE KETU!



G4SHI ka publikuar dje videon e kenges "Disrespectful" e cila eshte xhiruar me se shumti gjate udhetimeve dhe koncerteve te G4SHI_t ne 2017. Ne video shfaqet dhe DJ Snake, ne albumin debutues te se cilit perfshihen dy kenge me G4SHI. Ai gjithashtu ka qene  i ftuar ne disa shfaqje te Dj Snake ne Amerike ku ja vlen te permendim dhe performancen ne  Ultra Festival, nje prej festivaleve me te medhenj e me te rendesishem ne Amerike e bote. Suksesi i "Disrespectful" nuk ka te mohuar. Kenga ka filluar te luhet ne radiot me te njohura amerikane. Per te eshte shkruar dhe postuar ne Billboard, XXL Magazine, The Bowery Presents, Spotify etj. Teksa G4SHI ka nje diskografi per tu admiruar, suksesi i "Disrespectful" do mbahet mend si momenti kur kariera e tij mori hovin per nje ekspozim me te gjere ne skenen amerikane e boterore. Pervec muzikes, G4SHI gjithashtu ka nje stil cool dhe te vecante ne veshje apo interpretim, influenca e te cilit duket qarte qe ndikon dhe ne artistet shqiptare. Me poshte mund te ndiqni videon. Mos harroni te klikoni dhe ta shperndani kudo. Nje talent si G4SHI e meriton! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.