Header Ads

Kengetaret shqiptare thyejne rekorde

Rita dhe Bebe duke prezantuar ne iHeartRadio Music Awards javen e shkuar ne Amerike.



Ne krenohemi me to se jane shqiptare, por Rita, Dua dhe Bebe pertej ndjenjes patriotike, jane talente qe e kane provuar dhe vazhdojne ta provojne veten e tyre nga viti ne vit ne menyre te qendrueshme. Ato nuk jane thjesht kengetare, por dhe kompozitore, jo vetem te bukura por dhe cool, e mbi te gjitha punojne 24 ore per te mbajtur suksesin e arritur. Nga eventi ne event, tere kohes ne fluturim nga nje shtet ne tjetrin, te tre kengetaret i jane fale vetes dhe punes se palodhur per vendin qe kane krijuar  ne skenen muzikore nderkombetare. E permendem qe ne fillim qe krenohemi me to, sepse duket sikur ndonjehere i vlersojme me se tepermi se jane tonat, por nuk eshte e vertete. I vlersojme se e meritojne dhe fakti qe ne muajt e fundit te treja kane thyer rekorde muzikore e verifikon me se miri mbeshtetjen tone. 

Rita Ora tashme renditet ne listen e kengetareve angleze me me shume hite ne klasifikimin Top10 te Britanise se madhe. Ajo renditet ne menyre te barabarte me ikonat Shirley Bassey dhe Petula Clark. Kini parasysh qe Rita e arriti kete me vetem nje album, e pritet qe me daljen e singles dhe albumit te ri ajo te kryesoj kete liste, si kengetarja angleze me me shume hite ne Top10 britanik.  

Dua Lipa ka thyer disa rekorde. Kengetarja me me shume luajtje ne Spotify per Britanine ne 2017. Kengetarja  me e re ne historine e YouTube qe arrin 1 miliard klikime me videon e saj "New Rules" (ne tere boten). Kengetarja me me shume nominime (brenda nje edicioni) ne historine e "Brit Awards", ku ajo u nominua ne 5 kategori dhe fitoi ne dy. Nje tjeter rekord ishte dhe thyerja e mbajtjes se thronit nga kengetaret meshkuj ne klasifikimi britanik qe prej "Hello" te Adele. E gjitha kjo ne vec nje vit kohe. 

Bebe Rexha nuk priste shume nga "Meant to Be", bashkepunimin e saj me FGL e cila ishte dhe kenga e fundit qe u publikua nga "All Your Fault Pt.2" Nderkohe ne ne vlersimin e EP te saj kemi thene : 

...Ndersa "Meant To Be" e cila tashme eshte mjaft popullore si kenge, me realizimin e videos do te jete hit i ketij fundviti (2017). Pak a shume do te jete per country/pop ajo cka "Me, Myself and I" ishte per hip-hop. ...

Dhe parashikimi yne ka qene mese i sakte. "Meant To Be" debutoi ne vend te pare te klasifikimit Billboard's Hot Country (ne fund te 2017) duke u bere e para kenge nga nje kengetare qe debuton ne kete pozicion. Kete jave ajo thyen rekordin si kenga me jetegjate ne vendin e pare te ketij klasifikimi, duke lene pas rekordmbajtesen Taylor Swift me "We Are Never Ever Getting Back Together". "Meant To Be" vazhdon per te 15 jave te qendroje ne vend te pare te Billboard's Country Song, pra qe nga dita e debutimit te saj. Kjo kenge e rendit kete jave Bebe ne vendin e peste te Billboard's Hot 100 (klasifikimi i pergjithshem), dy vende me larte nga java e shkuar (e vetmja kenge country ne Top10). 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.