Alban dhe Beatrix Ramosaj - Get High - Degjoje ketu!



Kur pjestaret e nje familjeje, dy miq apo dy emra te njohur te muzikes vendosin te bejne nje kenge se bashku dy gjera mund te ndodhin; ose kenga do jete shume e mire ose shume e keqe. Nuk ka nje te mesme. Ndaj dhe kur u paralajmerua ky bashkepunim ne nuk dinim tamam c'fare te mendonim, duke pasur parasysh qe Albani eshte me eksperimental ne muzike e Beatrix me pop. Si perfundim rezultati ka qene i shkelqyer dhe "Get High" eshte ...fiksim! Te jemi te sinqert, nuk eshte nje kenge per masat, dhe kerkon me shume se nje te degjuar, POR do ju bej per vete. Interesant eshte dhe fakti, qe te dy si Albani dhe Beatrix mund ta kishin kenduar kete kenge solo dhe te dy versionet serisht do te ishin cool. Si kombinim zerash na sjell pak ndermendje Troye Sevian dhe Ariana Grande, e mendojme qe kjo kenge ka nevoj per nje video interesante. E dime qe zakonisht kur kenget nuk kane sukses komercial, kengetaret nuk ju bejne video, por mendojme se "Get High" duhet. Sikur dhe thjesht per qejf, apo per te qene si pjese e repertorit. Ku i dihet cfare ndodh eh? Nuk po themi te jete nje video me helikoptera, fishekzajrre e kercimtare lol, por ndoshta ashtu sic po eksperimentojne dhe ne muzike mund te eksperimentojne me idete e tyre dhe ne video. Se ngelem tu thene "eksperimentim", por ne kuptimin qe po provojne dhe po sjellin dicka te ndryshme nga kerkesa aktuale ne tregun vendas, jo vetem per te provuar dhe vertetuar qe mund te ja arrijne, por dhe per te vrojtuar reagimin e ketyre prurjeve ne treg. Ne shpresojme qe Albani dhe Beatrix do vazhdojne te ju besojne ideve te tyre dhe te sjellin me shume kenge te tilla. E dime qe klikimet e pakta dhe reagimet e ndryshme jane disi dekurajuese, por kur Albaniac  thote qe jane ne rrugen e duhur, kjo ka rendesi apo jo? Jo se jemi narsicist, te verteten po themi. E kena bo testin dhe nga 6 shenjat qe tregojne se je narsicit vetem 4 dolen te verteta. OK, te bejme ndonje lajm tjeter tani...

ps. Kenga eshte ne shitje ne iTunes dhe ne Amerike.Mos harroni ta blini!




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.