Rikthehen "Akordet e Kosoves"?



Me 29 qershor ne Tirane pati nje diskutim te shkurter midis EBU dhe RTK per pjesmarrjen e Kosoves ne Eurovision 2019. Ne perfundim pala e RTK ka deklaruar se nje votim vendimtar ne lidhje me kete pjesmarrje do mbahet ne muajin dhjetor, nderkohe qe pala e EBU ka deklaruar se do te vazhdojne bisedimet midis tyre dhe RTK per mundesine e nje bashkepunimi me te afert ne te ardhmen. Atehere nese Kosova lejohet te marri pjese ne Eurovision, sikur dhe per te konkuruar me rolin e "vezhguesit" ( sic konkuroi ne Eurovision Young Dancers) si do te perzgjidhet perfaqsuesi? Fjala eshte qe RTK ka ne plan te riktheje "Akordet e Kosoves", nje festival i cili pike se pari nuk duhej te kish ndaluar se organizuari, por te pakten nje rikthim i tij do ishte fantastik. Per here te fundit ai eshte mbajtur ne 1995, por ende mbahet mend dhe kujtohet ne Kosove si eventi muzikor me i mire qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vend.  Ndryshe nga "Festivali i Kenges" ne RTSH, "Akordet e Kosoves" ne tre netet e tij sillte naten e muzikes per femije, muzikes popullore dhe muzikes moderne duke ju larguar monotonise ne te cilen shpesh here bie Festivali i Kenges. Nese Kosova pranohet ne Eurovision 2019, ideja e rikthimit te ketij festivali jo vetem duket e mrekullueshme, por dhe vendimtare. Ne fakt ne ende nuk e kuptojme, perse duhet pritur aprovimi i EBU qe te organizohet ky festival. A nuk do ishte me ne favor te RTK qe festivali te ishte ne zhvillim, qe ne bisedime te mos kishte vend per qysh e tek? A nuk do te tregonte kjo dhe nje gadishmeri me te madhe per pjesmarrjen? Po me kryesorja, a nuk do te ishte kjo nje gje mese e mrekullueshme per muziken dhe muzikanet ne Kosove? Gjithsesi nje problem duhet sqaruar qe ne fillim me konkurentet pjesmarres. A do te lejohet nje kengetar te konkuroj dhe ne "Akordet e Kosoves" dhe ne "Festivalin e Kenges"? Po sikur ti fitoj te dyja hahahahahha! Po sikur te humbi ne nje e te fitoj ne tjetrin hahahhaha! Nderkohe, probleme mund te krijohen per "Festivalin e Kenges" i cili dhe tani mezi i gjen 40 kengetare te konkurojne, imagjino kur te jepet dhe ky shans. Kini parasysh qe "Akordet e Kosoves" si festival ka qene me i hapur dhe i pranueshem ndaj rrymave te reja muzikore, ndersa "Festivali i Kenges"... e keni pare vete. Ne na gezon ideja qe po mendohet serisht per rikthimin e ketij festivali dhe shpresojme qe kete here te mos mbetet thjesht nje deshire, si heren e fundit. 




Gili duke kenduar ne "Akordet e Kosoves", 1989, atehere pjestare e Trio Rona. 



Naim Krasniqi duke kenduar ne "Akordet e Kosoves", 1988.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.