Header Ads

Ledri Vula mban rekordin per bashkepunime



Nje prej rrepereve me te suksesshem ne tregun shqiptar, Ledri Vula duket se eshte dhe nder me te kerkuarit jo vetem prej publikut, por dhe prej kolegeve te tij. Te gjithe duket se duan te bashkepunojne me Ledrin, gje qe kuptohet, pasi suksesi i kenges pak a shume eshte i garantuar. Pothuajse cdo kenge qe ai hedh ne treg, shnderrohet ne hit, mbledh miliona klikime ne YouTube dhe luhet kudo. Keto dite ndersa perflitet per dy bashkepunime te reja te rreperit, nje me Tayna dhe nje me Dave East, ne vume re qe kur vjen puna tek bashkepunimet, Ledri mban rekordin ne Estraden shqiptare per numrin e tyre. Nga Dafina Zeqiri tek Tuna, Era Istrefi, Flori Mumajesi, Noizy e deri tek Lyrical Son, Elvana Gjata etj, rreperi numeron gjithsej mbi me shume se 20 bashkepunime. Nga brezi i ri i kengetareve, nuk ka asnje tjeter qe te kete arritur kete numer, por dhe nga brezi i vjeter nuk na vjen ndonje ne mendje. Duke parashikuar se karriera e tij ne muzike do jete e gjate, me bashkepunime te tjera ne horizont, zor se do kete ndonje artist tjeter qe do mund ta thyej kete rekord. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.