FiK 57 - Vdekja e nje festivali
Jonida Maliqi |
Javen qe shkoi u mbyll edicioni i 57 i Festivalit te Kenges ne RTSH (FiK) ku u shpall fituese Jonida Maliqi me kengen "Ktheju tokes", me tekst dhe muzike te Eriona Rushitit. Jonida gjithashtu do te jete dhe perfaqsuesja e Shqiperise ne Eurovision 2019, i cili kete vit mbahet ne Izrael.
Te flasesh per festivalin me jetegjate dhe me te rendesishem ne vend prej gjysem shekulli, nuk eshte e thjeshte, pasi tashme nuk eshte vetem nje festival por dhe nje institucion prej te cilit kane dale emrat me te mire dhe me te njohur te muzikes shqiptare. Megjithate gjerat kane ndryshuar, ashtu sic mund ta keni vene re qartazi kete vit. Cilesia e prurjeve muzikore eshte ne nivelin e demove. Gjysma e kengetareve pjesmarres jane te panjohur per publikun, e pjesa tjeter kengetare te njohur te cilet jetojne me lavdine e dikurshme ose kengetare te dale nga konkurset televizive. Nje perzjerje e tille ne listen e kengetareve pjesmarresh eshte zbatuar prej vitesh dhe vazhdon te zbatohet pavarsisht se duket qartazi se nuk funksionon. Dicka tjeter qe u vu re ne kete edicion, eshte; se po ashtu si nje 57 vjecar, festivali po ndjen problemet e para serioze te shkaktuara prej rreth 15 vitesh moskokcarje dhe moskujdesjeje ne cdo aspekt realizues te tijin. Pavarsisht ankesave dhe kritikave te njepasnjeshme, asgje nuk ka ndryshuar dhe vazhdon te perkeqsohet. Gjithcka eshte demode, duke filluar nga prezantuesit qe gjithmone lene per te deshiruar, skenari i dobet, skenografia qe dhe pse ndoshta pjesa me e realizuar e FiK, shpesh here nuk eshte ne funksion te kengetareve, e bombarduar nje here me drita e nje here ne erresire qe perpin kengetarin. Balerinet qe nuk merret vesh cfare bejne, interpretimet e sajuara si ne shfaqjet e shkollave te mesme, kameramanet qe levizin vetetiu e ne hesap me vete, veshjet e kengetareve, stonimet apo problemet teknike qe krijojne stonimet, per ta mbyllur me krijimtarite muzikore qe nuk ka aspak lidhje me tregun muzikor shqiptar, europian, boteror apo dhe pertej sistemit diellor. Eshte gjeja me e cuditshme qe mund te egzistoj, menyra sesi ky festival mbledh cdo vit krijimet me te hatashme muzikore ne vend. Pasi ke degjuar hite muzikore tere vitin, kur perballesh me krijimtarine e FiK, gjeja e pare qe mendon eshte "Prape me keto keta? Lane nam!". Dhe nuk shqetsohet me askush sepse tashme eshte e pritshme, pasi askush nuk pret me mire nga FiK, i cili ne vitet '90 sillte ne nje edicion te pakten 10-15 kenget qe do te shnderroheshin ne hitet e vitit ne vazhdim. Nderkohe ne 18 vitet e fundit, zor se mund te numerosh 10 kenge te cilat i kane mbetur ne kujtim publikut, pa le pastaj te jene bere hite. Sigurisht, hiteee hiteeee ca jane keto banalitete, keta bejne art, jane profesionist. Oh shpirt! Nese ky eshte art, nuk e duam! Mbajeni! Po sido qe ta quani nuk po funksionon. Audicionet per kete festival kane filluar ne maj. Me shume se gjysem viti per te sjelle...le voila! Perfaqsimi ne Eurovision dukej si nje komardare shpetimi, por ne fakt po e fundos dhe me keq. Nen presionin per t'ju pergjigjur seriozitetit te festivalit e ne te njejten kohe komercialitetit te Eurovisionit, kengetaret pjesmarres bien pre e nje coroditje muzikore qe ose i perplas ne nje kompozim me klithma te zterrgjatura per te treguar qe kane ze ose ne ritme te bastarduara folk. Te gjitha keto zgjidhje po i sjellin festivalit vdekjen. Shumica e brezit te ri jo vetem qe nuk e ndjek, por as nuk e ka idene se cfare eshte. Grupmosha me e interesuar per muziken dihet qe eshte ajo 13-25 vjec. Kjo do te thote se i riu me i vjeter qe mund te ndjek festivalin sot ka lindur me 1993 dhe ka qene 13 vjec ne vitin 2006. Vit ky qe ben pjese ne periudhen demode te ketij festivali. Nese 30+ vjecaret, e ndjekin fale tradites familjare, qe mblidheshin te tere para ekranit si familje dikur apo per hater te hiteve te vjetra, e kujtimeve te bukura apo dhe per thjesht inerci,brezi i ri nuk ka asnje arsye per ta ndjekur. Sot qe cdo gje ndodh ne pellemben e dores, askush nuk perqendrohet dot ne 3 minuta klithma apo levdata qe s'kane lidhje me asnje trend te rinise se sotme. Ndaj dhe cdo vit e me pak flitet per te, e me e dobet pjesmarrja, e me te egra komentet. Jo se organizatoret nuk e dine, por jane ne rregull sepse festivali mbahet ne RTSH. Fale historise qe mban, gjithmone do te kete fonde ne dispozicion e gjithmone do te zhvillohet dhe sikur ta shikojne vetem pese vete. Po te kish qene ne ndonje kanal privat puna do te ishte ndryshe. Shikueshmeria e ulet, largimi i sponsorave, nuk do mjaftonin dot per ta justifikuar as si projekt ne leter e jo me per ti dhene jete. Ndoshta po tregohemi te rrepte, por dikush duhet ta thoje tamam dreqi ta haj, qe pastaj mos te thone nuk e prisnin, nuk e dinin ashtu sic ka ndodhur dhe me festivale te tjera qe organizoheshin ne RTSH (te cilat brezi i ri nuk i njeh fare) e qe nuk mbahen me si Kenget e Pranveres, Kenget e Stines, Festivali i Interpretuesve etj. Jo se nuk ka rrugezgjidhje, por problemi qendron tek hunda. Askush nuk e pranon qe eshte gabim dhe nuk vepron qe ta rregulloj kete gabim. Ka kengetare te rinj te njohur ne vend prej vitesh, te cile nuk i afrohen ketij festivali se e dine qe nuk do te vlersohen sic duhet. Askush nuk ka interes te shpenzoje dy jave e me shume ne Tirane, ne nje prej muajve me fetimprures te vitit per tu ofenduar e acaruar publikisht e per te ndryshuar artistikisht preferencat e tyre, sepse "nuk" i pershtaten festivalit e nuk i perballon dot teknikisht festivali. Mbi te gjitha nuk mund te marrin pjese ne nje festival qe e ka caktuar fituesin qe perpara se te fillojne netet finale.
Kenget e ketij viti:
Ne kete edicion cdokush mund te kishte fituar e s'do bente ndonje ndryshim te madh. Festivali filloi e mbaroi me nje ulerim konstante nga cdo kengetar e ne cdo kenge. U mor vesh qe kemi zera te mire, ashtu sic u mor vesh qe nuk dine ti vendosin ne perdorim. Kenget nga ana tjeter ishin te dobta, e ndryshe sic ndodh kryesisht ne rrjetet shoqerore, te vetmet qe u shperndane ishin nga miqte e rrethet miqesore te artisteve. Nuk kishte nje kenqe qe te jepte emocion e te mbetej ne mendje. Kenga fituese "Ktheju tokes" cuditerisht ka vetem komente te mira ne YouTube. Kane lene ndonjerin aty te bej pastrimin? Hahahahahaha! E themi, sepse kur u publikuan fillimisht videot me audio komentet ne shume prej videove ishin me se shumti negative dhe pastaj te gjitha videot u fshine e tashme gjenden vetem videot e neteve finale. OK! Na e mbushet mendjen. Po te gjitha komentet, do fitoj, ne Top10 lol Kete nuk e kemi pare as me Ronen. Nejse, hajde me kembe te mbare e suksese. Ne sigurisht do e mbeshtesim se e jona, por flasim ketu duke pasur parasysh mundesite qe kane artistet e muzika shqiptare per te prezantuar veten ne tregun nderkombetar.
Nje prej kengeve te prezantuara qe na beri pershtypje (dhe pse mendojme qe nuk ishte per kete festival apo per Eurovision) e cila nuk kaloi as ne finale ishte ajo e Elona Islamajt - Ne kete bote kalimtare. Me nje arranxhim pak me te mire do ishte nje kenge e mrekullueshme.
Post a Comment