Me ne fund...Flori fiton Kengen Magjike





Ka perfunduar edicioni i 20 i festivalit Kenga Magjike dhe fitues i cmimit te madh eshte shpallur kantautori Flori Mumajesi me kengen "Plas". Nje moment i madh fitorja e ketij cmimi ne karrieren e Florit, i cili ka marre pjese ne kete festival qe prej edicionit te pare (me grupin The Dreams dhe kengen Me tremb ndarja). Pavarsisht se nje prej emrave dhe hit-pruresve me te medhenj ne 20 edicione, pak si e pabesueshme, por Flori eshte hera e pare qe fiton cmimin e madh si kengetar, nderkohe qe si kompozitor e ka fituar me kengen "Hape veten" te kenduar nga Aurela Gace. Ishte nje fitore e parashikuar dhe e padiskutuar, qe prej momentit te publikimit te kenges e vertetuar me pas me interpretimet e drejtperdrejta ne netet finale. Qe prej edicionit te pare dhe fitores se Elsa Liles, ky ishte rasti i dyte ku mund te themi qe fitorja nuk la vend per diskutime apo per pakenaqesi. Nuk ishte thjeshte vetem kenga por dhe interpretimi i ndenje. Sa here qe e degjon kengen, ndjen emocionin qe percjell Flori ne cdo fjale, shtuar ketu dhe interpretimin skenik dhe perfundimisht cdo gje ishte perfekte. 




Cmimi i dyte u fitua nga Aurela Gace dhe Eli Fara me kengen "Zemra Rratata". Tek "E diela shqiptare" Aurela midis te tjerash u shpreh pak a shume se votat mund ti kene marre dhe pse "...ndoshta karriera e te dyjave i ka bere artistet dhe kengetaret qe te na votojne dhe te na mbeshtesin...". Ajo e tha nuk po e themi ne. Vendi i trete u fitua nga Fifi dhe MC Kresha me kengen "Psikopatja jote". Kenga shume e bukur, por ne interpretimin e live, Fifi pati shume probleme sidomos ne fillim te kenges dhe dukej sikur nxitonte te shkonte ne refren. Kjo besojme se ka ndikuar dhe ne vlersimin final. Megjithate kenga e Fitit rezulton dhe me e klikuara e ketij festivali ne YouTube me 9.1 milion klikime. 




Persa i perket vlersimit. Si tha Arditi? Publicitet! Hahahahahaha! Me te "ngjeshur" te bukur se i ka bere kete here artisteve nuk ja ka bere njeri tjeter! Nuk deshet juri, deshet te vlersonit vete, ja ku jeni, boll u ankuat. Gjithsesi, gjithsesi ka nje rrugezgjidhje shume te thjeshte. Te gjithe te japin vetem tre vlersime ne menyre qe te menjanohen keto jo pese jo zero pike. Te vlersojne tre vendet e para duket me e arsyeshme, me pak kohemarrese ne naten finale dhe e justfikueshme ne lidhje me "koleget". Kjo jo ne favor te festivalit, por ne favor te "nderit" te artisteve, te cilet votojne si votojne pastaj ju vjen turp prej vlersimit qe japin. A i dhe piket? Po! A te pelqyen ato kenge? Po! Ca ke atehere? Keta te gjithe si adoleshente. Dhe jo Rovena, nuk duam te na vish per vit. Te duam si kengetare po dhe Michael Jackson te na vinte pervit do na merzitej. Nuk eshte vatra muzikore po festival ku njerzit konkurojne. Nese nuk ndiheni rehat mos merrni pjese. Jo te ndryshohet nje festival i tille se u lenduan disa. E kush do ta shikoj ate pastaj? Se ky festival eshte dhe biznes ne fund te fundit eh? Pak si ofenduese ti thuash Arditit qe ben tere ate pune per realizimin e ketij festivali qe shiko se...Nuk arrijme ti kuptojme ne keto gjera, Nuk eshte se po i detyrojne eh? Ka dhe dicka tjeter. SI ARTIST seicili prej pjesmarreseve; MESONI TE PRANONI VLERSIMIN QE JU ESHTE DHENE. Ankesat nuk ju shtojne asgje. Thjesht ju bejne te dukeni disi mosmirnjohes. Festivali mbaroi, nuk ka pse te thuhet me kane dhene zero apo te me japesh mua zero?! Ca fituat? Asnje nuk i shikon piket po te gjithe e dine kush ju ka dhene zero haaaaaaa! OK! Askujt nuk i pelqen te humbas, po kur hyn ne nje konkurim i mendon te gjitha, sepse te gjithe mendojme qe jemi me te miret, po tani nje cmim eshte. Nese mendon se kenga jote ishte me e bukur se fitueset etj, promovoje me gjate dhe provoje me suksesin jashte festivalit sic ka ndodhur disa here si me Elvana Gjaten,Orinda Huten, Kaniten etj. E me qe permenda Kaniten. WOW! Cmim jo e jo, pa as ne naten finale? Nderkohe qe kjo vazje e re, e cila kishte rastin me te madh per tu ankuar, sepse ishte per tu ankuar, mbaroi festivalin  shkoi ne studio dhe nuk u ndje. Imagjino te kishin qene disa nga finalistet ne vendin e saj. Do ishin mbush socialet me lajme.

Aman me kete punen e pikeve se eshte nje teme shuuuuuume e lodhur dhe eshte bajatizuar ne ate pike saqe si nuk pertojne. Bllah! 

P.s Sa per sqarim. Po Ronela, rrepi eshte recitim. Nje recitim i shpejt i nje poeme me rime shoqeruar nga nje ritem i qendrueshem. Ndaj dhe shpesh here "perkthehet" ne Rhythm And Poetry.

Ps2. Faleminderit Ronela per shprehjen "Rovenaaaa! Qetsohu Rovenaaaa!" Qe tashme e perdorim tere muajin 😂😂😂

Kenga Magjike tashme eshte padiskutim jo vetem festivali po dhe eventi muzikor me i suksesshem ne te katerta anet e kufirit, profesionalisht dhe komercialisht. Kenget e prezantuara treguan dhe nje here qe festivali di te perzgjedhi dhe di  cka ti serviri publikut te kohes e ne te njejten kohe di sesi ta ngacmoj publikun dhe interesin e tij pertej muzikes. Dobesia e festivalit qendron pak tek prezantimi skenik i cili bie shume ndesh me madheshtine e skenes dhe kengeve. Nuk e kemi fjalen tek Arditi, por me teper te shoqeruesit/shoqerueset ne cdo festival apo me teper tek skenari i cili bie si ne vesh te shurdhet dhe monoton. Midis kengeve, cdo gje eshte monotone dhe duket si e palidhur me festivalin. Sidomos kete vit qe ishte nje pervjetor kaq i madh. Pershembull ai prezantimi ne vite me femijet apo ajo parada looool. A nuk do kishte qene me interesant nje kolazh me kenget fituese apo fituesit? Numrat e baletit te sterrzgjatur dhe pa interes. Gaga me ate kenge te 1900 lol. Duhet te jete nje kombinim me pompoz qe s'te le te heqesh syte nga ekrani. Nderkohe qe perfundon kenga dhe fillon nje prezantim qe te duket i zgjatur, i zgjatur...Zzzzz! Ku e lame? Po! Tek prezantimi.  Per te pasur nje ide me te qarte. Ne eventet me te njohura ne bote, diten e neserme ne shtyp nuk lexon vetem per fituesit, por dhe momentet me te bukura te mbremjes. Bazuar ne kete, asnje nga momentet me te bukura te mbremjes nuk kishte lidhje me prezantimin. 

Krusita

Ne vazhdojme te mendojme se kete vit festivali ishte i te rinjve. Te gjithe finalistet ishin shume te mire e pavarsisht se hitet erdhen prej "Big_ve", duke pasur parasysh qe qellimi i nje festivali nuk jane vetem hitet, por dhe te vecantat e reja muzikore atehere kurora i shkon atyre. Ndryshimet dukeshin dhe ne prezantimin skenik. Pervec Venera Lumanit, pjesa tjeter e Big dukeshin sikur kishin ardhur nga mbremja e matures...te vitit 1996. Kemi qene gjalle atehere e mbajme mend shume mire mos e provoni te na kundershtoni. Ajo cka ne na cudit ne pergjithesi eshte se ...me tere kete informacion ne maje te gishtave ne cdo sekonde nga cdo cep i botes dhe te perserisesh vetveten apo mos te sjellesh dicka qe ti bej njerzit WOW, nje sekonde kush qysh tek? Nuk e dime! 

Po tashme Kenga Magjike ka fituar te drejten qe si Sanremo te deklaroj se Kenga Magjike eshte Kenga Magjike, qe do te thote se pavarsisht nje minusi aty tek tuk, ajo ka siguruar bazen per ti rezistuar koherave pavarsisht ndryshimeve muzikore e teknologjike. 

Henri Mahmuti


Jemi kurioz te shohim cdo ndodhi ne dy - tre vitet e ardheshme, kur Flori, Ronela, Aurela, Bruno,  Rozana, Rovena etj nuk do te marrin pjese ne festival. Ndoshta te rinjte e ketij viti e te rinjte e ardhshem te cilet ne kete edicion mesuan se mund te jene dhe ne qender te festivalit, do ta marrin ne dore Kengen Magjike ashtu si dhe big_et e sotem, nje dekade me pare. Ne fund te fundit, kjo ishte dhe arritja me e madhe e ketij edicioni -dhe jo fituesit e cmimeve- zbulimi i Krusites, Wendit, Henrit e Rigerses te cilet nese do vazhdojne ti dedikohen muzikes e me pak fat nga ana e produksionit, jane e ardhmja e skenes shqiptare. 


Ps. Nje vezhgim i pergjithshem, se nuk donim ta shkruanim po s'na rrihet qe s'na rrihet. Mire qe kush ju ka bere makiazhin e pantallonat e morem vesh, po si nuk postoi njera/njeri nje foto me kupen e festivalit e te shkruaj se cfare cmimi mori?! Pastaj duan ti promovoje mediaaaaaa hahahhahaha! 







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.