Si shpetuan te rinjte Kengen Magjike



Pas disa javesh prezantimi tek "E Diela Shqiptare", kengetaret pjesmarres ne "Kenga Magjike" jane ngjitur ne skenen e Pallatit te Kongreseve, per te finalizuar garen e ndare ne dy grupe: Big dhe te rinjte. Dy gjera u vune ne pah kete vit. Monotonia muzikore e Big_ve dhe larshmeria e prurjeve nga te rinjte. Nese vitet e mepareshme te rinjte ishin me teper per te mbushur spektaklin dhe programin e te Dieles (pasi le te jemi te sinqerte, askush nuk mban mend ndonje prej te rinjve te shkuar, lere me kenget e tyre), kete vit ata moren ne dore te tere festivalin. Ne kategorine Big, 99% e prurjeve ishin balada, disa prej te cilave dhe pse te bukura, serisht te sjella ne nje formule te sterrdegjuar, te sterrimituar dhe pa asnje origjinalitet. Nderkohe te rinjte erdhen me cdo rryme muzikore te mundshme, minus kauntri dhe opera. E njejta gje dhe ne stil. Big_et te veshur si per dasma, e te rinjte me stil, te kendshem dhe te vecante. Aq i madh eshte ndryshimi kete vit, saqe "te rinjte" ne kete edicion jane ne fakt shpetuesit e festivalit dhe konkurentet kryesor jo vetem per finalen, por dhe per cmimin e madh. Nga lista e kengeve te prezantuara prej Big, duken se me populloret per publikun jane ato te Flori Mumajesit, Fifit dhe MC Kreshes, Kanites, Ronela Hajatit, Ardit Cunit  me Daniela Tocin dhe Kejsi Toles. Duke gjykuar ne pergjithesi prezantimin skenik, kengen, interpretimin dhe votimin ky eshte parashikimi yne:

Top5 Kenga Magjike 2018 

1- Flori Mumajesi 
2- Fifi dhe MC Kresha
3- Ronela Hajati
4- Kanita ose Kejsi Tola
5- Ardit Cuni dhe Daniela Toci 


Persa i perket kategorise te se rinjve. Sinqerisht nata finale mund te ishte vetem me te rinjte dhe do kishte me cilesi. Per mendimin tone, domethene preferencat tona ketu ne Albaniac, kjo do te ishte perzgjedhja TOP5 e nates finale (Big dhe te rinjte se bashku):

1- Krusita - Akull
2- Wendi Mancaku - Endrra ime
3- Flori Mumajesi - Plas
4- Rigersa Zefi - Te kam Humb
5- Henri Mahmuti - Nuk kthehet pas 

Ndiqini me poshte:







Keto jane pershtypjet tona te para rreth festivalit. Na ndiqni ne ditet pasuese ne lidhje me netet dhe konkurimin final. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.