Videoklipet shqiptare: Dje, sot dhe neser



Kur MTV filloi te transmetoj suksesshem 24/7 muzike ne televizion, impakti i videoklipeve muzikore ishte aq i madh saqe ne Amerike filloi te thuhej se "Videoja vrau yllin e radios" qe eshte gjithashtu dhe titulli i nje kenge nga Buggles. Perpara MTV, ishte jo vetem e rendesishme, por e domosdoshme per cdo artist qe te futej ne listen e transmetimit radiofonik ne menyre qe te krijonte nje emer ne treg. MTV do ta ndryshonte kete. Tashme publiku jo vetem qe mund te degjonte kengen, por dhe te njihej me imazhin, levizjet, interpretimin dhe shume elemente te tjere qe perbenin artistin prezantues dhe punen e tij. Jo se rendesia e te qenit ne radio humbi, por doli me ne plan te dyte, sidomos per brezin e ri te cilit tashme i ofroheshin perdite menyra te ndryshme per te degjuar muziken ne gjendje te lire. Qe prej viteve '80 e deri me sot, videot muzikore kane ndikuar ne trendet shoqerore, realizimet kinematografike dhe shijet/kerkesat e publikut. Po ne Shqiperi si kane evoluar videoklipet shqiptare?


Gjate kohes se komunizmit videoklipet kane qene nje jo e madhe, megjithate kane egzistuar. Te thjeshta, me teper shetitje ne natyre apo vende pune per te pasqyruar jeten "e rregullt" dhe arritjet shoqerore te sistemit. Ne vitet '70 jo cdokush mund ta kishte kete mundesi dhe pervecse ndonje emri te madh si Vace Zela, Tonin Tershana, te tjeret gezoheshin me xhirimet e festivaleve. 



Kjo gje ndryshoi disi ne vitet '80 ku pothuajse cdo emer i njohur i skenes do arrinte te realizonte te pakten nje videoklip. Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Ermira Babaliu, Luan Zhegu, Kozma Dushi, Frederik Ndoci pavarsisht kushteve dhe lirise shprehese arriten te sjellin videoklipe te te cilat njekohesish i bene ata jo vetem emrat me te njohur ne vend, por dhe lajmetaret e pare te ndryshimit te shoqerise ne vend. 





Me renien e komunizmit si ne cdo pjese tjeter te jetes dhe muzika pati nje ndryshim te menjehershem dhe gati-gati ekstrem. Poshte u hodhen tekstet per punen e partine nen tingujt harmonik dhe gazmore , per tu zevendesuar me rrymat muzikore e tekstet qe me pare as nuk mund te imagjinoheshin te diskutoheshin ne qarket artistike; per dashurine, endrrat e te ardhmes, dhimbjet e realitetin vendas. Nderkohe per videoklipet e kengeve, vitet '90 per arsye te pakuptueshme kane qene vitet me te keqija. Ne momentin kur artistet paten mundesine e plote per tu shprehur, per te realizuar video e muzike sipas shijeve te tyre, per te shpalosur talentet e tyre, ata ndaluan. Stop! Videoklipet ishin pothuajse ne nivel prodhimi dhe me te ulet se ne vitet '80 aq sa kur publikoheshin prezantoheshin si nje event muzikor. Pervec disa artisteve si Ardit Gjebrea, Alberie Hadergjonaj, Bleona Qereti, Ledina Celo pjesa tjeter e emrave me te njohur te skenes apo kengetareve qe vinin nga komunizmi nuk u bene pjese e tregut te videoklipeve. Fajin per kete kishte dhe emigrimi, pasi shumica e kengetareve u larguan nga vendi. Gjithsesi 10 vjet mungese, nuk mund te justifikohen. Ne te kundert, emrat e artisteve te rinj qe po shfaqeshin ne skene filluan jo vetem te sjellin kenge te reja, por dhe ti shoqeronin me videoklipe. Shume prej videove te viteve '90 i perkasin grupeve te rrokut, te cilet ishin me konstant ne krijimtarine e tyre, nderkohe qe kengetaret e muzikes se lehte po shtonin ritmet folk per te ju pershtatur kerkesave ne diaspore dhe insistonin me prezantimet ne festivale. Teksa videoklipet mungonin, ne treg filluan te shfaqeshin "kasetat" me koncertet festive apo interpretimet neper skena te ndryshme te kengetareve shqiptare. Nje trend ky i pervetsuar nga artistet shqiptare ne Kosove, te cilet "kaseta" te tilla prodhonin prej kohesh.  Ndryshe nga artistet ne Shqiperi, ne Kosove artistet  (gjate kesaj periudhe) kishin kohe qe i pershtateshin me se miri kerkesave te tregut me cdo menyre dhe trend te mundshem. Videoklipet dhe prezantimet e artisteve nga Kosova priteshin gjithmone me kureshtje e Adelina Ismajli ishte mbreteresha e videove. 








Me hyrjen e viteve 2000, kur tashme televizionet private dhe studiot filmike jo vetem qe ishin shtuar, por dhe kishin rritur cilesine e prodhimit, numri i videoklipeve jo vetem qe do te shtohej, por po i afrohej per nga realizimi dhe cilesia nivelit perendimor. Me efekte pa efekte, me skenar te plote, numra koreografike etj, artistet shqiptare per here te pare ne historine e muzikes tone mund te arrinin te realizonin cdo ide te tyren - nga mendja ne leter ne ekran. Fale turneve ne diaspore,  shtimit te aktiviteteve ne vend dhe nje kostoje prodhimi te ulet, kjo gje nuk ishte me e pamundur.  Fakti me interesant i kesaj periudhe ishte ai qe; prodhimet me te medhaja vinin nga emra komplet te panjohur per publikun shqiptar. Te rinj te cilet, te zhgenjyer dhe te papranuar nga festivalet apo aktivitetet "prestigjoze" gjeten elementin e tyre ne ate boshllekun e krijuar nga artistet e njohur - videoklipet. Kjo zgjedhje funksionoi dhe shume prej ketyre te rinjve u shnderruan dhe vazhdojne te jene emrat me te rendesishem te muzikes ne vend. Keto ishin dhe momentet e para ku ne muziken e lehte shqiptare, filluan te vinin dhe krijimet e para komercialiste.






Pas 2010 e deri ne ditet e sotme, cilesia e videoklipeve eshte e njejte dhe shpesh here me e mire se ajo e videoklipeve ne vendet perendimore. E themi kete duke konsideruar buxhetin dhe menyren sesi funksionon tregu muzikor ne vend i cili eshte ende ne fazen amatore (nga ana e biznesit). Ajo cka bie disi me ne sy fatkeqsisht, eshte fakti qe shume prej artisteve nuk mundohen te krijojne apo te sjellin dicka origjinale, por mundohen te kopjojne elemente nga videoklipet e trendet e huaja, nderkohe qe ne folklorin tone ka jashtezakonisht shume element nga te cilet mund te frymezohesh per te qene jo vetem i vecante, por dhe shqiptar, perpara se te jesh amerikan, anglez, indian etj. Megjithate shume artiste arriten te sjellin videoklipe cilesore dhe bashkohore e te vecohen nga prurjet masive. 






Videoklipet shqiptare neser?  Pas vitesh ndryshimi e perfeksionizmi, videoklipet e artisteve shqiptare ne vend kane arritur ne ate nivel ku studiot e filmit, me nje menaxhim te mire biznesi mund te kene klient cdo kengetar te huaj. Sot ne vend mund te prodhohet cdo lloj ideje e cdo lloj videoklipi, e kur kerkesa eshte perfeksioniste i tille eshte dhe rezultati. Artistet shqiptare, ata qe vertet mendojne per te sjelle art tek publiku e jo thjesht kengen hit te rradhes, gjithmone sjellin videoklipe fiksim. Dren Abazi pershembull sjell gjithmone videoklipe fantastike. Ajo me e fundit "Deja Vu" ne te cilen vjen ne rolin e aktores dhe kengetarja Evi Reci, eshte nje prej videove me te bukura te viteve te fundit, si per nga estetika, kinematografia, stili dhe pershtatja me kengen. 



Po jo vetem artistet e rafinuar po sjellin videoklipe cilesore. Artistet e rinj, fale nje teknologjie me te avancuar e me praktike, po sjellin krijime gjithmone e me interesante. Nese shume prej artisteve debutues te dekades qe po leme pas, mjaftoheshin me xhirime mbi nje makine lluksoze, disa femra duke u tundur e te tjera banalitete, te sotmit duan te sjellin imazhe dhe ngjarje qe percjellin me shume se nje tingull apo tekst kenge. Ata duan te sjellin art. Ne 2018, ashtu si dhe kudo neper bote, artistet shqiptare duke lene pas ata komercialet, kane arritur te maten cm me cm me koleget e tyre boteror, e sic po provohet shpesh here e me teper, kur ju jepet rasti dhe i tejkalojne ata.















No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.