Alban Ramosaj - Hiraeth
Alban Ramosaj ka publikuar videokengen "Endrrat e mia" duke perfunduar keshtu triologjine "Hiraeth" ne te cilen perblidhen dhe dy kenget e tjera "Ike" dhe "A thu pse". Kjo eshte triologjia e dyte nga Albani i cili me pare ka publikuar dhe "Po nese..." ku perfshihen kenget "C'kemi", "A me do" dhe "Aurora". Po nese ne triologjine e pare perfshihen kenge qe ishin te njohura per publikun, ne "Hiraeth" te treja jane kompozime te reja te cilat kur lidhen me njera-tjetren krijojne nje histori te plote. Titulli Hiraeth, vjen nga Uellsi dhe ka kuptimin e mungeses se nje vendi/personi/dickaje qe nuk eshte me, nuk mund ta vizitosh/takosh me apo dhe qe nuk ka qene ndonjehere. Disi me e kthjelluar; mungesa e dickaje/dikujt ne formen qe ti e mban mend apo sic ti deshiron ta mbash mend. Ne kete sens, titulli i jep triologjise shume menyra per ta shqyruar. Ne plan te pare kenget duken si letra dashurie drejtuar nje dashurie te humbur, por nese "lexon" disi me shume midis rreshtave e simbolizimeve, mund te jene tekste dhe per veten, moshen, nje person te cmuar, nje vend te "harruar" apo dhe nje kujtim. Sidoqofte perzgjedhja e degjuesit, te treja tekstet jane te ndjera dhe te bukura. Per ti kuptuar me mire ne mendojme se videokenget duhet te degjohen dhe shikohen "persembrapshi".
Duhet te filloni me "Endrrat e mia" pastaj me "A thu pse" dhe ta perfundoni me "Ike".
Kjo ide lind fillimisht nga videot.
Nese shikoni "Endrrat e mia" do vini re qe Albani nis nje leter ne shishe, e cila i rikthehet ne fund te videos ne buze te detit, shishe qe e shikon serisht ne "Ike", ne fund te videos te se ciles ai e hedh serisht ne uje. Gjithashtu "Ike" perfundon me film te djegur, qe kryesisht tregon fundin e nje filmi. Ne te njejten kohe, ne "Endrrat e mia", tek harta jane rrethuar dy zona ne Spanje dhe Itali, ku po mendojme qe jane xhiruar "A thu pse" dhe "Ike". E njejta gje mund te verehet dhe ne tekst. Ne "Endrrat e mia" ai kendon /Prit pak.../ qe tregon nje person qe ende nuk eshte larguar. Ne "A thu pse" /Nuk t'kam afer e m'ke ik shume larg/ e per ta mbyllur me "Ike" ku kendon / Ike kaq larg/po lundroj neper kujtime/ne detin e harrimeve/ ike larg, ike larg/. Nese triologjia do te fillonte me "Ike" atehere vargu /ne detin e harrimeve/ nuk do te kishte kuptim, sepse kjo simbolizon nje harrese shume te thelle, shume te madhe, pak a shume te pakapshme, gje qe nuk mund te ndodhi qe ne javen, muajin apo vitin e pare te largimit apo jo? Ne siperfaqje e gjithe triologjia te jep pershtypjen e nje personi qe vuan e te lenduar, por gershetuar me pamjet vizive (ne Ike ai shfaqet me i sofistikuar ne veshje), kupton qe eshte gjithashtu dhe kenga e nje personi qe pavarsisht te shkuares dhe pa e harruar ate (hedh serisht shishen me leter ne uje), ka ditur si te ece perpara. Shtuar ketu dhe titullin "Hiraeth", te jepet ideja qe kjo eshte me teper nje kenge lamtumire per nje kujtim te bukur/te rendesishem, qe do donte ta rijetonte, por e di shume mire qe nuk do te ishte i tille dhe ndaj me mire te mbetet i tille, nje kujtim.
PS. Interesant dhe fakti se perse Albani ka perdorur ate dialogun ne fillim "Endrrat e mia". Nje dialog pak i cuditshem, qe ne jemi disi kurioz per perzgjedhjen, i cili mund te jete aty rastesisht por dhe me nje kuptim me te plote. Dialogu zhvillohet midis nje femre dhe nje mashkulli, e cila meson se ne kthimin e saj asgje nuk ka ndryshuar e asgje nuk ka ndodhur. Ajo i pergjigjet se ka degjuar se ai ka blere dy kuaj te rinj, nderkohe qe mashkulli e keshillon se kujdes se kujt i "hipen" ne keto kohe. Me pas ai shton, "Ben mire te qendrosh prane shtepise". Kjo paralajmeron disi largimin e saj, por dhe ben te kuptosh se...ata po "akuzojne" njeri-tjetrin per tradheti?! Ok, tani se po duket sikur po e shqyrtojme me lupe, por thjeshte na ngacmoi perdorimi i atij klipi audio.
Ne perfundim. Te treja kenget jane te bukura. E preferuara jone eshte "Endrrat e mia", por besojme se pasi te keni degjuar "Hiraeth" do kuptoni se eshte nje "kenge" e tere qe do ju bej per vete. Albani ne anen tjeter duhet vlersuar si nje artist i ri, i cili mundohet te jete vetvetja duke sjelle gjithmone punime interesante, te cilat ndoshta nuk i japin ndonje shperblim komercial per momentin, por i japin nje vlersim te madh artistik i cili do ti nevojitet me shume se gjithcka tjeter per te krijuar nje baze te forte karrieristike. Dhe ajo ishte fjalia me e gjate qe kam shkruar ne jeten time. OK! Problemi vec, me artiste si Albani eshte se, pavarsisht mbeshtetjes familjare, shoqerore, nuk arrijne te gjejne mbeshtetje ne treg e me gjere, cka i ben ti largohen vendit. Kjo eshte dicka e pashmangshme per shume artiste, sidomos per ata qe kerkojne me shume nga vetja dhe muzika e tyre, e qe duan me teper te udheheqin degjuesin sesa te udhehiqen prej tij. Sido te jete zgjidhja e tij, jemi te sigurte se Albani do jete ok. "Hiraeth" tashme e ka provuar kete.
Post a Comment