Ava Max - nje tjeter kengetare e suksesshme shqiptare ne tregun muzikor
Ne Europe kenga e saj e re "Sweet but Psycho" pozicionohet ne vend te pare te klasifikimeve ne 12 shtete, perfshire dhe Euro Digital Songs - (Lista e kengeve me te shitura ne dyqanet muzikore online ne Europe). Tani suksesi i saj po prek dhe Ameriken, ku kjo kenge ka hyre ne Billboard Hot 100 duke u renditur ne vendin e 83, ne vend te 10 te Dance Club Songs dhe vendin e 9 te Emerging Artists. Pavarsisht ketij suksesi, Ava ka disa vjet qe njihet ne qarqet lokale muzikore dhe per here te pare ne kemi degjuar per te ne revisten Galore e me pas nga bashkepunimi me Gashin ne kengen "Slippin", biles ishe Gashi ai qe ka parashikuar suksesin e saj duke thene qe Ava eshte shqiptarja e ardheshme qe do te kete sukses boteror. E ky parashikim doli mese i vertete. Nen kontrate me Atlantic Records, pas disa singlave si '"My Way", "Not Your Barbie Girl", e disa bashkepunimeve "Clap Your Hands" (me Le Youth), "Into Your Arms" me Witt Lowry, "Slippin'" (me Gashi), "Make Up" (me Vice dhe Jason DeRulo), "Let It Be Me" (me David Guetta), Ava duket se eshte gati per pushtimin e skenes Pop-Dance ne mbare boten. Momentalisht ne turne promovues, ajo ende nuk ka folur per nje album, por besojme se pas "Sweet but Psycho", kjo gje eshte mese e pritshme. Nderkohe suksesi europian i "Sweet but Psycho" mendohet te pasoje dhe ne Amerike, ku fale rrjeteve shoqerore dhe transmetimeve ne radio, kenga po fillon te behet dhe me e degjuar/kerkuar nga dita ne dite duke shenuar dhe 55+ milion klikime ne YouTube. Pas Rites, Duas, Bebes, Njomzes, suksesi i Aves perfundimisht konfirmon se kur vjen puna per muzike vajzat shqiptare jane te lindura per te qene Pop Stars! Gjithashtu, po krijon nje reputacion te shkelqyer ne lidhje me talentet muzikore shqiptare ne qarqet profesionale amerikane e europiane.
Post a Comment