Ju prezantojme - Ilira
Ilira eshte nje kengetare me origjine shqiptare e lindur ne Zvicer, e cila momentalisht banon dhe aktivizohet artistikisht ne Gjermani. Karrieren e saj e ka filluar ne festivalet shqiptare "Top Fest" dhe "Kenga Magjike", por pa ndonje sukses te konsiderueshem. Vite me pas dhe me e formuar artistikisht, ajo ka spikatur ne tregun muzikor gjerman fale disa kengeve te sukseshme, sukses i cili e ka bere te cilesohet si nje prej talenteve te reja me te mira ne vend.
Pas disa bashkepunimeve me Jumpa dhe Alle Farben, ajo ka publikuar dy singla te cilat vazhdojne te konfirmojne talentn e saj, por dhe tregojne qe Ilira mund te ja dale mbane dhe vetem. Kenga e pare "Whisper My Name" pervecse nje kenge e lezetshme pop, arrin te tregoje dhe talentin e saj vokalist, sidomos ne versionin akustik (shikojeni me poshte). Nderkohe, kenga e dyte "Get Off My D!ck" eshte nje pop-dance perfekte, e cila qe me degjimin e pare do ju mbese ne mendje dhe do jete padyshim nje kenge qe do ta degjoni e do ta kerceni pergjate gjithe kesaj vere.
Momentalisht "Fading" bashkepunimi i saj me Alle Farben, pozicionohet ne vendin e 16 te Gjerman Top 40, ne vend te 8 ne iTunes , ne vend te 3 ne Shazam dhe ne vendin e 16 ne Spotify.
Post a Comment