Killua - Rreperi me interesant i momentit ne Shqipe
Kane kaluar disa vite qe ne rrep-shqip, po degjojme pak a shume te njejtat ritme, te njejtat rima, te njejtat stile, aq sa ndonjehere nese nuk shikon videon te duken te gjithe njesoj. Per me teper hip-hop ne keto momente i perngjan me shume hip-popit qe do ishte dhe ndonje gjetje e madhe, sikur ne fakt te mos ishte sterrber ne fundvitet '90. E ne midis gjithe kesaj bajaterie, le voila - Killua. Ai thote ne profilin e tij ne Instagram; nuk jam rreper. Ama, sipas shpjegimit ne fjalorin Webster te publikuar ne daten aq te vitit kaq... yep! Rreper!
Me aktivitetin e tij muzikor disa vjecar, Killua fillimisht u be i njohur ne skenen lokale fale kengeve si "N'funeral t'djalit mire", "Ndjenja blu" dhe "Llastice" e me pas ne tregun kombetar fale "Cigarxhiu" nje kenge e riperpunuar nga origjinalja me te njejtin titull te Adelina Ismailit. Ishte Adelina vete ajo qe e vlersoi dhe pergezoi Killuan dhe versionin e tij. Me pas nje tjeter kengetare, Aurela Gace do ta cilesonte si nje prej rrepereve me te mire ne vend me te cilin la te kuptohej se dhe po bashkepunon. Nderkohe se bashku me mikun e tij Arnon, shenuan hitin "Tek molla" i cili pati shume sukses ne Europen lindore, e tashme Killua ka provuar se eshte nje prej talenteve te reja me premtuese dhe me interesant ne Shqipe.
E vecanta e Killua pertej talentit muzikor, verehet tek tekstet e goditura dhe plote ndjenje, te cilat shprehin revolte dhe keqardhje per situaten shoqerore-politike-ekonomike ne vend. Ato jane dhe arma me e forte e tij. Ne te njejten kohe, videoklipet e kengeve jane te vecanta, duke e distancuar ate krijimtarisht menjehere nga idiotlliqet qe shikon cdo jave ne treg. Jane videoklipe te cilat jo vetem i pershtaten kenges dhe perforcojne mesazhin e saj, por dhe video qe te mbesin ne mendje me imazhet qe shfaqin. Eshte nje moment ne kengen "Mos e shit t'ardhmen" min 3:05, ku qarjet e nje femije i cili thote "S'muj me jetu qeshtu", kalojne tek e qeshura e deputeteve tane ne parlament. Ky eshte art bir! Te tjeret bejne video me buxhet mijra euro me e percjell nje mendim dy euro. E Killua me nje buxhet "dy euro" e ka percjell nje mendim qe s'ka cmim. Sa bukur e kam thene kete! BAH! Sinqerisht vec! I kemi fiksim te gjitha videot e tij. Rreperi juaj i preferuar shpenzon 5 minuta e 10 strofka me shpjegu qe e ka nje p*%& e dy pare, nderkohe qe Killua me nje varg "fundos" nje brez te tere: Kur ai thote /Po nij qe thone jena gjenerate e prisht/ atehere kallzom kush i rriti fmijt/ - We felt that.
Me poshte po ju sjellim disa videokenge nga Killua, i cili ne parashikojme qe do te kete vitin me te mbare te karrieres se tij dhe se shpejti do te shnderrohet ne nje prej artisteve me te mire ne vend. Suksese, se me plote gojen e meriton!
Post a Comment