Boll na folet per Ameriken!
Eshte bere e udhes ne Shqipe, qe ne cdo program, bisede, interviste e shkrim, Amerika te merret si pike referimi apo krahasimi per cdo lloj teme te servirur. Nuk dihet se, si, qysh, tek mberriten ne kete pike, por eshte e udhes te mendohet se kjo gje ndodh per te treguar nivelin intelektual me nje doze inferioriteti ndaj bashkebiseduesit dhe shikuesit. Nderkohe, per ne qe jetojme ne Amerike, keto biseda e referime duken sa pavend aq edhe qesharake. Pervecse dy vende te banuara me njerez, Shqiperia dhe Amerika kane jashtezakonisht shume pak gjera te perbashketa. Ne jetojme ketu dhe ende e kemi te veshtire te kuptojme dhe shpjegojme shume gjera ne jeten shoqerore amerikane. Kryesisht per faktin, sepse nuk jemi rritur ne nje familje amerikane dhe sado qe te mundohesh thjesht per ne nuk kane kuptim. E kur degjon dike qe ka ardhur dy dite me pushime, apo me keq qe nuk ka vizituar ndonjehere kete vend, te flas per te e te bej krahasime, nuk rri dot pa menduar; A seriozisht e ka ky? Flasin per Ameriken sikur te jete Lapraka, nderkohe qe i bie njesoj si te flasesh per tere Europen. Ti mund te jetosh ne Amerike, por jeton ne Nju Jork, qe eshte komplet ndryshe nga Kalifornia apo Teksasi, apo Idaho. Pak a shume, si nje Anglez te flase per Shqiperine,apo Rumanine, Norvegjine etj. Ti mund ta dish ku bien ne harte e mund te kesh lexuar dicka, por nese nuk ke jetuar aty, asgje nuk di.
Pervec permendjeve "Po se Amerika, ne Amerike, prej Amerikes, te Amerikes ...etj", ja ku po ju sjellim 2-3 shembuj me sqarimin perkates, per te kuptuar sesa qesharake duken.
Ky postim eshte marre nga Anabel Hostel. Ne kete video Ellen ngacmon me pyetje JLo, se cila eshte pjesa e preferuar e trupit te fejuarit te saj, sportistit A-Rod. Nuk ka problem qe kjo video eshte ne anglisht dhe i serviret 127.000+ shqiptareve, gjuha e te cileve eshte, e keni parasysh, shqipja. Po eshte postuar per te treguar sesi Ellen perdor fjalen -penis-, qe po ta kishte perdorur nje GRUA moderatore E FAMSHME ne TV shqiptar si shaka, do t'i kishte ikur gjuha poshte gjysmes se popullsise. OK! E para e punes dhe nje BURR modertor i PAFAMSHEM ne TV shqiptare po ta kishte thene, reagimi do te ishte i njejte. Kjo per faktin se ne Shqiperi ne nuk i perdorim keto fjale ne bisedat ku kerkohet etikete ose ne tavolinat e kafeve, sepse ne tavolinat e kafeve perdorim fjalen shqip sinonim i penis. Ne shqip deri dje nuk thoshte njeri penis dhe sot e dine se cfare kuptimi ka, por pervec A.H nuk e perdor njeri. Ne Amerike, fjala penis gjithashtu nuk perdoret, por dhe nuk konsiderohet banale. Ndaj dhe JLo reagoi ne ate menyre, jo thjesht vetem per pergjigjen. Ekuivalenti i banalitetit te fjales penis ne anglisht eshte sic perdorim ne fjalen rrush apo bibilushi ne shqip me humor. Po te kishte thene Ellen ndonje fjale tjeter do ishte bllokuar, e do kishte marre gjobe se eshte dhe ne mes te dites.
LOL! Ky postim komplet nga nje galaksi tjeter, me egzagjerime dhe nje P.S Ky status nuk ka asnje ngjyrim urrejtjeje, zilie apo polemike!
HAAAAA! Pa polemika thote dhe kritikon/diskuton komplet statusin qe Jenner i ka bere vetes. OK! I ka bere dhe tag ja marrsha, se di shqip Kylie mos ki merak. Duan dhe pergjigje keta lmao. Atehere, ja dhe nje rast tjeter ku nuk e kane fare idene se per cfare flasin. Ne familjen Kardashian, Kylie nuk eshte njohur asnjehere per skandale. Ka bere nderhyrje plastike per veten e saj dhe cuditerisht kjo gje e ka bere te fitoje fame me shume se motrat e tjera. Kylie jeton ne L.A ku nderhyrjet palstike jane normale. Qe te kene nje ide keto te Class, shikoni filmin "Clueless" te viteve '90, sepse mqs i marrin fakten nga ekrani, mund ta kuptojne me mire. Prindrit e Kylie nuk ishin puntor fabrike, por personazhe shume te njohur ne Amerike dhe pjese e klases elitare te L.A. Familja e saj ishte e njohur dhe perpara programit ne E!, e ka qene e njohur qe ne vitet '80. AMERIKA, nuk i jep 1000 miliard mundesi njerezve bosh, po njerzve qe punojne. Kete mund ta tregoj cdo shqiptar qe jeton ne Amerike. Mijra kilometra larg, pa e takuar e pa e njohur, Class doli ne konkluzionin se kjo vajze nuk ka talent, nuk meriton suksesin, nuk meriton statusin miliardere, sepse Class do te triumfoj puna, dinjiteti, talenti. E nga e dine keta qe kjo nuk punon, nuk ka dinjitet, nuk ka talent? Nga Instagrami? Po te pakten mesoni sesi i beri leket. Linja kozmetike kane 101 personazhe te njohur, perse ata nuk jane bere miliardere? Ja keni Rihanna. I ka nxjerr dhe ajo te gjitha me vithe me gjokse, pse? Ka talent sa te duash, dinjitet etj. Pse? Ndoshta, sepse Kylie gjeti tregun e duhur, ofroi cmimin e duhur, ju pergjigj kerkeses se momentit dhe vendosi trend me shijet e saja. Pak a shume ...beri biznes? E ndihmuan prindrit? Po pse kush nuk ka marre ndihme nga prindrit? Keto te Class e paguan shkollen vete? Se na vune ne pidestal Oprah dhe Beyonce. Si u be e njohur Oprah? Me nje program qe shkaktonte...Yep! Skandale?! Beyonce? Ne kurriz te shoqeve te grupit dhe e trajnuar qe femije nga...i ati? Me te cilin tani nuk flet fare. Oh dinjiteti! O shqipe! Merruni me ato qe keni aty. Se ka nje milion femije si Kylie ne Amerike qe njihen "Trust fund kids", e jetojne me milionat e prinderve e nuk punojne. Nese tjetra ben nje miliard, pra me shume leke sec ka e tere familja e saj se bashku, nuk mund ti thuash, e paafte, e patalentuar etj. Se te ishte ashtu do ishin bere te gjithe miliardere.
Nderkohe "Opinion" eshte vendi me perfekt per te treguar per AMERIKEEEEN lol Pothuajse ne cdo teme del diku Amerikaaaa. Diskutohet tregu muzikor Amerikan, imagjino! Ne Shqiperi nuk ka nje sistem te mirfillte tregu muzikor, nuk ka shtepi diskografike, ama ne krahasohemi me Ameriken. 2,5 milion banore me 350 milion. OK! 200 vjet eksperience me 15. OK! Mund te vazhdoj keshtu tere diten. Megjithate do marr kete rastin e Bleones per te ju vertetuar qe mund te jetosh dhe ne Amerike dhe prape nuk i kupton dot Amerikanet. Ne kete episod te Opinion - A na ben paraja te lumtur? - Bleona ashtu si rastesisht i quan amerikanet qe punojne 9-5 - pak a shume 90% e amerikaneve dmth, i quan DELE!. Imagjinoni tani te vij nje amerikan ne Shqiperi, te luftoj disa vjet per nenshtetsine, i jepet mundesia dhe arrin endrren e tij, behet dhe me i suksesshem se ty dhe pastaj te del ne nje program dhe te quan dele. Ate qe po mendoni ju tani, mendojne dhe shume nga keta amerikanet dele te 9-5. Bleona shpjegon se ideja amerikane eshte qe shkon ne shkolle, merr kredi per shkollen, martohesh me te dashuren e gjimnazit, gjen pune paguan kartat e kreditit, ben femije, merr nje qen e jeton ne nje shtepi me gardhe te bardhe. Seicila prej ketyre fjaleve, jane gjerat me cliche qe i degjon ne cdo film hollivudian, dhe kane pas formuluar "endrren amerikane". Po pervec Bleones qe ka pasur mundesine te kete nje jetese shume te mire fale shitjeve te albumeve muzikore, e koncerteve ne mbare boten, pjesa tjeter e njerezve kudo ne bote pak a shume kane kete vije jete qe prej fillimit te njerezimit. Lind shkollohesh, punon, martohesh, ben femije dhe shnet. C'lidhje ka me delezimin dhe amerikanet? Po ne Shqiperi si eshte? Po ne Angli, France, Itali? Nese Bleona do i njihte me mire amerikanet e 9-5 do dinte qe ndoshta jo te gjithe duan te behen kengetare. Jo te gjithe kane nevoje te marrin kredi shkollore. Ka bursa sa te duash, nga te cilat ke shume shqiptare qe kane perfituar. Do dinte qe te rinjte amerikane marrin nje vit per "te eksploruar" boten dhe veten. Do dinte qe vetem per ushqim e per veshje nuk vuan njeri ne Amerik. Se e blen me gaz e pa gaz, nuk ka ndonje ndryshimte madh. Do dinte qe dhe amerikanet kane nga 3-4 jave pushimi te paguara ne vit. Me dhjetra festa pushim dhe te paguara, si dhe nje jave personale po pushim. Kane fundjavat e gjata (enjte-djele) pothuajse cdo muaj, ku gjithmone udhetojne ne shtete te tjera. Do dinte qe shumica e 9-5 punojne forte qe pas te 60 te dalin ne pension dhe udhetojne ne mbare boten. Do dinte shume gjera qe i jane larg emertimit dele. Mbi te gjitha do dinte, qe amerikanet kurr nuk flasin per lekun.
Kshu pra mo! Kur te diskutoni, postoni, jepni mendimin tuaj rreth ceshtjeve te rendesishme te jetes e punes suaj, sidomos juve qe ju shikojne e ju lexojne qindra-mijra vete. Ju lutemi qe ti merrni shembujt nga vendet ku keni jetuar, keni punuar dhe i njihni mire, si Rruga e Durrsit, Blloku apo dhe Komuna e Parisit. Pastaj vazhdoni me Kosoven, Malin e zi, Maqedonine, Italine,Greqine e Turqine. Me keta i kemi problemet me te peraferta ne. Akoma nuk jemi ne statusin e ketyre shteteve ne, te kalojme ne statusin e vendeve nordike e pasi ti bini rreth e qark globit, filloni e beni ndonje krahasim apo diskutim me Ameriken. Nuk po themi eshte me mire apo me keq, po themi qe nuk e njihni e qe flisni bazuar ne filmat e programet qe jane thjeshte argetuese e jane "te huaja" dhe per vete amerikanet. Eshte njesoj si te flasesh per Skocine se ke pare te gjitha filmat e Harry Potter.
Post a Comment