Ju prezantojme me Lui$a




Mesaduket kengetaret shqiptare nuk dine te ndalen dhe i kane hapur vetes nje vend te vogel, por te rendesishem ne tregun muzikor nderkombetar. Pas Rites, Duas, Bebes, Aves, Njomzes etj...rradhen mund ta kete dhe Lui$a. Para disa ditesh krejt rastesisht degjuam dy kenge te sajat DHE i ridegjuam e ridegjuam e ridegjuam, duke u shnderruar ne fansa te zerit dhe muzikes se saj. Eshte vetem 15 vjece (mosha perfekte per te filluar hapat e para ne tregun muzikor), por i kompozon vet kenget  dhe ka nje ze te mrekullueshem, te forte, te thelle e plote ndjenje. Nuk eshte vetem zeri ai qe e vecon ate nga talentet e tjera. Dy kenget "Park Avenue" dhe "Finna Dye Ur Hair Back to Brown Now lmao" (nuk dime nese eshte titulli i vertete por dhe po te ishte cool, gjithsesi ky eshte titulli i vendosur ne SoundCloud), jane SUPER dhe gati per treg. Jemi shume te impresionuar, pasi nuk jane kenge te sforcuara apo qe pretendojne ti pergjigjen rrymave te momentit, cka ndodh rendomshem jo vetem tek adoleshentet e krijuesi e rinj, por kenge shume te bukura e te vecanta krijimtarisht, te cilat nxjerrin ne pah Lui$en si vokal dhe si krijuese. Jane kenge qe i perngjajne prurjeve te nje grupi talentesh te reja si Lolo Zouai, Faouzia, Kling, Dounia, Mabel etj, te cilat shikohen dhe si brezi i ardhshem i muzikes amerikane. Fakti qe Lui$a eshte gjithashtu vajza e artistit te njohur Florent Boshnjaku, tregon se muzika per te nuk eshte thjesht nje hobi e momentit, por sic do te uronim edhe ne, nje zgjedhje karriere, pasi kjo vajze ne dy-tre vjete, me keto hapa e ka te padiskutueshme kontraten e pare diskografike dhe nje kenge ne radio. Thjesht e mrekullueshme! 

Me poshte po ju sjellim te dy kenget e publikuara nga Lui$sa dhe mund te gjukoni vete. Fiksim, fiksim, fiksim! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.