Znj. dhe Z.! Ju lutemi të fikni telefonin!
Ky lajmërim mund të thuhet përpara çdo shfaqeje, pooor sesa zbatohet është muhabet tjetër. Më datë 30 mars ne shkuam të shikonim pjesën teatrale “1 Milion euro për dashni”, një shfaqje e cila pavarsisht skenarit modest pati sukses falë interpretimit shumë të mirë të aktorëve Ketjona Pecnikaj dhe Neritan Liçaj. Me të filluar shfaqja me normalitetin më të madh, një vajzë nxjerr telefonin dhe bën foto. Me të mbaruar ajo, dikush tjetër bën të njëjtën gjë e me rradhë dhe disa të tjerë. Një veprim që vazhdoi të ndodh sistematikisht përgjatë gjithë shfaqjes. Vetëm vajza bjonde e rreshtit të katërt, mund të ketë regjistruar gati 30 minuta të pjesës. Ndoshta ka “qënë” e RTSH po wtf! U vumë në siklet sa thamë, do na kthehen se përse ne nuk bëjmë foto, ça kemi ne? Nuk na pëlqeu shfaqja? Na duket vetja kshuuuu neve? Jo mi lale, ne kemi ardh me pa nuk kena ardh me bo kameramanin këtu! E kuptojmë që jetojmë në një “botë rrjetesh shoqërore”, por kjo s’do të thotë që ta hedhim respektin dhe llogjikën nga dritarja, aq më tepër kur bëhet fjalë për artin. Akoma më tepër në një pjesë teatrale me dy veta në skenë e në një sallë të vogël si ajo e “Kujtim Spahivoglit’. Jo me bë snobin, por si do ndiheshit ju sikur dikush të ju vinte në vëndin e punës dhe të fillonte të xhironte për qejf? Normale që do acaroheshit. Pa line pastaj që harrojnë se ka dhe njerëz që kanë paguar me pa shfaqjen e jo me pa telefonat e këtyre që kanë filluar me i marr dhe të mëdhenj si iPad. Jo merr smart tv me vete transmetoje live më mirë! Pastaj në pikën më kulminante të pjesës kur çifti përqafohet nën një rreze drite, sikur ta kishin bërë me fjalë tetë veta në unison fillojnë të xhirojnë, ndërsa një fëmijë rreth 12 vjeç mbështetet tek skena vendos telefonin të xhirojë dhe ç’kemi ça boni si keni qënë nga shtëpia mirë…mirë, natën!
Këtu ishte momenti kur thamë do ju mbetet hatri që nuk bëmë foto edhe e bëmē dhe ne një lol. |
Njeriiii! Nuk është normale! Nuk do ja dit njeri nëse ke shku ti në teatër apo jo. E Nëse shko në teatër nuk të bën artdashës, intelektual, elitar a ku dimë neve … arsye të tjera të këtij soji. Ene ndjeksit e tu, ja ta themi ne që nuk janë tu pa 20 minuta teatër në Instagramin tënd. Ai që do me e pa shkon në teatër. Do me bë foto, bëj një të skenës pa filluar, e një në fund kur bëhen prezantimet. Kaq! Po mirë këta, po teatri nuk ka një person që të vij ti flasi njerëzve? Nuk po them ti ulërasi, por me një shenjë të edukuar siç e duan këta t’jua bëj të ditur që të ndalojnë. 30 minuta eeeee! Të bëjnë me ja dhënë lekët e biletës e me I thënë aman ik.
Post a Comment