Në opera për La Boheme




Më datë 16 prill në TOB u shfaq opera “La Bohème” e Giacomo Puccini me regji të Ada Gurrës dhe dirigjim të Nicolò Jacopo Suppa. Ky bashkëpunim i suksesshëm shqiptaro-italian, u prezantua tek publiku kryeqytetas për pesë netë me rradhë, ku në rolet kryesore interpretuan Eva Golemi, Nina Muho, Marina Medici, Renisa Laçka, Dorina Selimaj, Amadi Lagha, Klodjan Kaçani, Armando Likaj, Artur Vera, Solen Alla, Bledar Domi, Gerald Murrja, Gene Vozga dhe Erion Sheri. I gjithë produksioni ishte fantastik. Skenografia, interpretimi vokal ,artistik dhe skenik, gjithçka ishte pothuajse perfekte. Në natën që ne ndoqem “La Bohème” spikatën Marina Medici në Rolin e Mimit dhe Artur Vera në Rolin e Marcellos. E prezantuar në katër intervale, shfaqje të tilla janë opsione të mrekullueshme të fundjavës në kryeqytet dhe pse shpesh herë, kryeqytetasit harrojnë, sesa me fat janë që ju jepet mundësia të shikojnë prodhime kaq cilësore me një çmim jashtëzakonisht të arsyeshëm. 





Tani…pas gjithë këtij serioziteti. Një sekondë! Se ngelën tu thënë njerzit, jo po të rinjtë sot, jo po njerzit sot, janë bërë kështu e ashtu. OK! Kjo opera zhvillohet në vitin 1830. OK?! Në 1830 shoqja tonë Mimi një rrobaqepse, shkon në mes të natës tek komshiu Rodolfo, për ti kërkuar ndihmë se ju fik qiriu. Na mooooj ti! Pikaaaa! Ja ndez Rofdolfo qiriun, ene Mimi sa del tek dera e fik vetë dhe kthehet prapë i thotë “Mu fik!”. Dajeeee si e kam majt të qeshurën! Rudolfo, normale si shkrimtar, fiku të gjithë flakët në shtëpi dhe i thotë rri këtu se dhe mua mu fik HAHHAHAHAHHAHAHHAHAHAA! Ene kshu’ u lidhën këta të dy. Versioni shqiptar do ishte “A keni farë kosi?” Lolololol! Më pas, një tjetër personazh Musettaaaa ankohet duke thënë pak a shumë “ Nuk i pëlqen kur të dashurit sillen si bashkshortë!” Dajeeeee! Nam 1830! E para se të thoni jo po art, jo po etj. Është pjesë e bazuar në jetën e Henri Murger publikuar në 1840, por që ngjarja zhvillohet në Parisin e 1830. Eneeee në 2024 dalin thonë çohu Enver! Po ku të çohej Enveri në 1830. Çohuni juve thuaj lexoni ndonjë libër a mësoni ndonjë gjë apo kthehuni nga keni ardh’ se na stresuat lol. Imagjino të çohej Enveri e mos ta kish fik Mimi qiriun. Naaaaa do kishim “La Boheme”! 



Ps. Pardesytë fiksim! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.